• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbia kërkesë BE’së: Serbët e Kosovës të mos pajisen me pasaport kosovare

by Aalison Pearse Stevens
06/05/2016 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i para një viti nga Bashkimi Evropian që serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë të mos mund të udhëtojnë pa viza, duket se do të komplikojë procesin e liberalizimit të vizave në Kosovë, pasi autoritetet në Beograd thonë se i janë drejtuar BE-së me një kërkesë e cila mund t’i mbajë serbët e Kosovës larg të bërit kosovar me pasaportë. E në të njëjtën kohë të udhëtojnë pa viza.Nëse Serbia ka sukses, serbët e Kosovës nuk do të jenë të detyruar që të pajisen me pasaporta të Kosovës për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen.

Qeveria e Serbisë, nëpërmjet Zyrës për Kosovën i ka konfirmuar portalit online të Bashkimit Evropian “Euroactiv” se ka kërkuar zyrtarisht nga BE që serbët e Kosovës të mos detyrohen të pajisen me pasaporta të Kosovës për të përfituar nga liberalizimi i vizave.

“Ne kemi kërkuar nga BE-ja që liberalizimi i vizave të përfshijë serbët që jetojnë në Kosovë, pa marrë parasysh dokumentet e tyre”, ka thënë në një deklaratë Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, raporton Insajderi.

Serbëve të Kosovës u është hequr e drejta e udhëtimit pa viza me pasaporta serbe, pavarësisht se me Kushtetutën e Kosovës ata gëzojnë të drejtën e dyshtetësisë. Ata janë pajisur me pasaporta serbe të lëshuara nga Zyra Kordinuese në Mitrovicën e Veriut.

“Liberalizimi i vizave nuk duhet të zbatohet për një lloj dokumenti, por për të gjithë qytetarët e territorit që u është dhënë e drejta e lëvizjes pa viza”, thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovën.

Por siç citon “Euroactiv.com”, Qeveria e Kosovës thotë se vetëm qytetarët e pajisur me pasaporta të Kosovës mund të gëzojnë udhëtimin pa viza.

“Çdo qytetar i Kosovës duhet të ketë një pasaportë biometrike për të gëzuar të drejtën e lirisë së lëvizjeve në BE”, citohet të ketë thënë Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë.

Këtë e ka bërë të qartë edhe komisionari i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

“Më lejoni të jem i qartë: vetëm pasaportat e Kosovës njihen”, ka thënë Avramopoulos para gazetarëve në Prishtinë.

Por përderisa serbët në Kosovë në përgjithësi nuk preferojnë të marrin pasaportat e Kosovës, shefja e Administratës së Mitrovicës Veriore, Adriana Hoxhiq në një prononcim për Radio Evropën e Lirë, ka inkurajuar serbët e veriut që të aplikojnë sa më shumë për dokumentet që i lëshojnë autoritetet e Republikës së Kosovës.

“Nëse me pyesni se a nxjerrin qytetarët e veriut pasaporta të Kosovës, përgjigja është po”, ka thënë Hoxhiq.

Next Post

BBC shkruan për Veliajn, e sheh si kryeministrin e ardhshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In