• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbia kërcënon me luftë Bosnjën

by A R
22/09/2016 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një deklaratë për gazetën beogradase “Novosti”, Nikoliç ka konfirmuar se me drejtuesit e të gjitha shërbimeve informative dhe të sigurisë ka biseduar lidhur me ato që ai i ka quajtur “mesazhe luftënxitëse” nga Sarajeva.

“Kam biseduar me kryetarin e qeverisë, Aleksandar Vuçiçin, me përfaqësues të disa shërbimeve, por edhe me kryeshefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbië, të cilit ia kam paraqitur nevojën që ushtria të ushtrojë më shumë më shumë kujdes aktivitetet e saj të rregullta, për shkak të rrethanave në të cilat nuk mund të ndikojmë dhe situatës e cila gjithsesi na prek edhe neve”, ka thënë Nikoliç.

Ai ka thënë se tash për tash nuk do ta thërrasë mbledhjen e Këshillit për siguri nacionale, por ka theksuar se Serbia nuk do të lejojë të befasohet nga askush. “Nuk do të lejojmë që të na befasojë kushdoqoftë”, është shprehur ai  raporton panorama.

Presidenti i Serbisë ka folur me përçmim për liderët politikë dhe drejtuesit e federatës së Bosnjës e Hercegovinës, përfshirë edhe kryesuesin e kryesisë, Bakir Izetbegoviç.

Tensionet mes Beogradit dhe Sarajevës janë shtuar më shumë pas shpalljes së referendumit në Republikën Serbe. Udhëheqja e Federatës së Bosnjës e Herecegovinës e akuzon Beogradin për nxitjen e liderëve të serbëve të Bosnjës, ndërsa Beogradi është distancuar deklarativbisht nga referendumi, por ka dalë në mbrojtje aspiratave të serbëve në Republkikën Serbe. Sarajeva e konsideron referendumin e serbëve si përpjekje për shkëputjen e Republikës Serbe nga Federata e Bosnjës e Hercegovinës./a.m.

Next Post

Berisha: Kanabisi, miniera e floririt e ISIS, në vend do vijnë trafikantë ndërkombëtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 1, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Mbi islamofobinë si sëmundje

March 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Mars 2026

March 1, 2026
Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

March 1, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Putin: Vrasja e Khameneit, cinike! Shkel ligjin ndërkombëtar

March 1, 2026
Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

March 1, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

March 1, 2026
Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

March 1, 2026
Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

March 1, 2026
Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In