• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Serbia, Karaxhic: Shqiptarët do ta paguajnë shtrenjtë nëse na sulmojnë

by
05/10/2015 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë drejtues në FSS (Federata Serbe e Futbollit) kanë frikë dhe paralajmërojnë se ekstremistët lokalë mund “të mbijnë” ku s’e pret dhe të rrezikojnë kombëtaren e delegacionin serb.

Mirëpo, presidenti Tomislav Karaxhiç nuk ka frikë nga shfaqje të nxehta dhe, në rast të ndonjë problemi apo sulmi mbi lojtarët serbë, kreu i FSS thotë për “Kurir”: “Për shqiptarët është me rrezik të madh nëse ndodh ndonjë incident. Unë mendoj se nuk do t’ia lejojnë vetes asgjë të ndaluar, por në qoftë se ka një problem, ne kemi një skenar dhe e dimë si ta vëmë në përdorim, ashtu siç bëmë në Beograd.

Edhe pse nuk jam i frikësuar nga ndonjë dhunë në Shqipëri, masat i kemi marrë për çdolloj situate. Unë pres që FSHF­ja, që organizon këtë ndeshje, të jetë në nivelin më të lartë. Kur isha katër ditë në Maltë pata një takim të organizuar nga UEFA, ku ishin edhe presidenti e sekretari i përgjithshëm i FSHF­së.

Presidenti Duka ka premtuar vendosmërisht se gjithçka do të jetë në rregull, sepse kjo është në interesin e tyre. Unë besoj se do të kemi një pritje miqësore.” Diçka e mirë, që presidenti i futbollit serb nuk mundohet t’i hedhë “benzinë zjarrit”, edhe pse zëvendësi, Goran Milanoviç, tha një ditë para tij se ekziston mundësia që autobusi me delegacionin serb të sulmohet në fshatrat mes Tiranës dhe Elbasanit. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, një ditë historike për Shqipërinë.

“Çfarëdo rezultati të prodhojë ndeshja e 8 tetorit, shqiptarët do të marrin pjesë në “play­off”, ose do të shkojnë direkt në Kampionatin Europian të Francës, vitin e ardhshëm, ndaj nuk besoj se do t’ia lejojnë vetes ta humbasin një shans të tillë. Do të jetë një surprizë e madhe që kjo të ndodhë, megjithatë. Ne, gjithashtu, kishim disa takime me Ministrinë tonë të Brendshme, kemi marrë një letër nga ambasadori ynë në Tiranë, në të cilën na siguron se organizimi do të jetë i mirë nga autoritetet shqiptare dhe mbarëvajtja e ndeshjes e suksesshme,” – përfundoi Karadzic për “Kurir”.

Next Post

Tre vetë fitues të Çmimit Nobel për Mjekësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In