Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç, ka thënë në Beograd se qeveria e serbe do të hetojë plotësisht nëse ndonjë prej armëve të përdorura në sulmet e Parisit kishte hyrë kontrabandë në Francë nga Serbia. Kreu i një fabrike serbe armësh ka thënë se disa nga armët e përdorura në Paris u identifikuan si të prodhuara nga kompania e tij në fillim të viteve 1990, transmeton voa. Ai këto i tha në një konferencë për medie nga Qeveria e Serbisë, e cila theksin e kishte tek kjo çështje.