• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Serbia fajtore për racizmin, Kuqezinjtë nuk refuzuan lojën”

by
10/07/2015 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

CAS refuzon ankesën e bërë nga Federata Serbe e Futbollit dhe mbështetet pjesërisht ankesën e paraqitur nga Federata Shqiptare e Futbollit: Ndeshja Serbi-Shqipëri konsiderohet e humbur nga Serbia në rezultatin 0-3.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv CAS dha sot vendimin e saj për dy procedurat e arbitrazhit në lidhje me vendimet e UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri e luajtur më 14 tetor të 2014-ës në Beograd e vlefshme për kualifikimet në kampionatin evropian Francë 2016.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Serbe e Futbolli paraqitën ankesat e tyre në CAS kundër vendimeve të lëshuara nga organi i Apelit në UEFA, në të cilin të dyja federatat u dënuan për incidentet që ndodhën gjatë ndeshjes. Çështja u shqyrtua në seancat dëgjimore në Lozan të Zvicrës më 16 dhe 17 prill 2015. Palët, mbrojtësit e tyre ligjor, ekspertët dhe dëshmitarët u dëgjuan nga paneli i arbitrave të CAS.

CAS ka mbështetur pjesërisht apelin e sjellë nga Federata Shqiptare e Futbollit kundër vendimit të UEFA-s të marrë më 2 dhjetor 2014, në të cilin konfirmohet vendimi i marrë nga UEFA më 23 tetor 2014.

Në përputhje me vendimin e UEFA-s dhënia e vendimit për humbjen e Shqipërisë është bazuar mbi refuzimin e supozuar të skuadrës shqiptare, për të rifilluar ndeshjen pasi ajo u ndalua nga arbitri në minutën e 41-të, kur fishekzjarrët u hodhën në fushë nga tifozët serbë. Gjatë ndalimit të ndeshjes kanë ndodhur disa incidente në mënyrë të veçantë nga 15 tifozë serbë të cilët pushtuan fushën dhe sulmuan lojtarët shqiptarë.

Megjithatë paneli i CAS nuk mundi të gjejë prova që lojtarët shqiptarë të kenë refuzuar të rikthehen në fushë, pasui nuk ka pasur një urdhër të arbitrit për tu rikthyer në fushë. Paneli i CAS nuk mundi të siguronte se arbitri i lëshoi një urdhër të qartë lojtarëve për të rifilluar lojën në bazë të vendimit se siguria ishte vendosur.

Paneli konstatoi se ndërprerja e ndeshjes dhe braktisja e lojës u shkaktua nga mangësitë e organizatorëve në sigurinë e ndeshjes, si dhe aktet e dhunës të ushtruara ndaj lojtarëve shqiptarë nga ana e tifozëve serbë dhe të paktën nga një prej punonjësve të sigurisë. Kështu, paneli konsideron se Federata Serbe e Futbollit dhe jo Federata Shqiptare, është përgjegjëse që ndeshja nuk u luajt e plotë edhe me pjesën e dytë, në shkelje të nenit 27.01 të Rregullores të UEFA-s të kampionatit Europian të Futbollit 2014-2016. Në dritën e këtij konstatimi, Paneli i CAS vendosi që ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë e grupit I për kualifikimin në Kampionatin Europian të përfundojë me rezultatin 0:3.

Në të njëjtën linjë me vendimin e UEFA, edhe CAS doli në përfundim se Federata Shqiptare e Futbolli është përgjegjësi për dronin me flamurin me simbole nacionaliste dhe patriotike shqiptare, dhe la në fuqi gjobën prej 100 mijë euro për FSHF-në.

CAS ka hedhur poshtë ankimimin e Serbisë për vendimin që u mor nga Apeli i UEFA-s në 2 dhjetor 2014. CAS la në fuqi sanksionet e vënë ndaj Serbisë më 23 tetor 2014: Federatës Serbe të Futbollit i hiqen 3 pikë për kualifikimet në kampionatin evropian: Federata Serbe duhet të luajë dy ndeshjet e ardhshme pa tifozë; dhe gjobitet 100 mijë euro.

Next Post

"Kisha borxhe ndaj e vodha bankën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In