• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Serbia, e gjitha në krah të nacionalistëve, jo Jahjagës

by Java News
03/06/2017 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata nacionaliste serbe “Zavetnici” ka shpallur fitoren ndaj festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, që ata e quajnë properëndimor. Ata kanë konsideruar si arritje të tyre ndalimin e ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që të hyjë në Serbi.

Ajo ishte e paraparë që të premten të jetë pjesë e promovimit të librit, i cili sjell rrëfime për gratë viktima të luftës së fundit në Kosovë, “Unë dua të dëgjohem”.

Megjithatë, ani pse Jahjaga nuk ishte e pranishme në promovim, ajo u paraqit me një videomesazhi para të pranishmëve që ishin mbledhur në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në Beograd, shkruan Koha Ditore.

Mirëpo para se kjo ngjarje të fillonte, rreth 20 persona nga organizata “Zavetnici” u grumbulluan para dyerve të Qendrës me pano, në të cilën shkruhej “For Ramsey’s next goal let it be Haradinaj!”. (Për golin e radhës së Ramseyt, le të jetë Haradinaj!). Derisa me një pano ku shkruhej “Urrejtja është turp”, i janë kundërpërgjigjur protestës organizatorët e festivalit.

Protestuesit kanë kënduar vazhdimisht këngën “Kosova është zemra e Serbisë”.

“Ja ku jemi para Qendrës për Dekontaminim Kulturor, e cila synonte t’i bënte nikoqirllëk ish-presidentes të së ashtuquajturës Kosovë, Atifete Jahjaga, me qëllim të përuljeve të popullit serb dhe të krejt Serbisë”, ka thënë Milica Gurgjeviq, anëtare e kryesisë së organizatës “Zavetnici”, tek ka shtuar se janë mbledhur që të kërkojnë që në të ardhmen të ndalohen festivale të tilla.

“Duke iu falënderuar përkrahjes së madhe të shumicës në Serbi, e cila nuk lejon që të poshtërohet, i kemi mundur edhe një herë organizatat properëndimore, krejt ato miliona që derdhen nga fondet e tyre dhe kemi treguar se Serbia është vend i njerëzve krenarë që duan të jetojnë në paqe, por nuk lejojnë që t’i poshtërojnë e para syve tanë të ndërrohet historia… Veçmas nuk lejojmë që të fajësohemi për krimet që nuk i kemi kryer”, ka shtuar Gurgjeviq në deklaratën e saj drejtuar mediave. (b.an)

Next Post
Ish-kreu i PD-së në Vlorë bashkohet me LSI

Ish-kreu i PD-së në Vlorë bashkohet me LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In