• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Serbia do ta njohë Kosovën dhe do të përgjigjet para drejtësisë për gjenocidin”

by Java News
06/06/2019 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Mitrovicës, se pa Mitrovicën nuk do të bëhej kombi shqiptar dhe nuk do të bëhej Kosova, as liria, as shteti i pavarur e sovran i saj.

Kreu i Kuvendit tha se njerëzit e këtij qyteti, i gjen në çdo faqe të historisë tonë kombëtare.

“Kudo ku luftohej e veprohej për çështjen kombëtare, aty ishin njerëzit e Mitrovicës. Ishin luftëtarë e prijës, njerëz të dijes e të kulturës, minatorë dhe intelektualë, veprimtarë të lëvizjeve studentore dhe ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot ata na bëjnë krenarë me jetën dhe veprat e tyre në shërbim të atdheut”, theksoi Veseli.

Ai shtoi se këtu do të qëndrohet gjithmonë, sepse ky është atdheu ynë që e lanë trashëgim të parët, dhe do t’u lihet brezave që do të vijnë më pas. “Kurrë nuk do ta cenojmë askënd dhe kurrë nuk do të lejojmë askënd që ta cenojë lirinë tonë, tokën tonë, shtetin tonë, kufijtë tanë. Dhe sot Mitrovica është vendi më adekuat për ta dhënë këtë zotim. Sot na jemi zot të vetvetes. Fati i kombit tonë është në duart tona”, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai tha se Serbisë i kanë mbetur dy gjëra sa i përket Kosovës: ta njohë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës dhe të përgjigjet para drejtësisë për gjenocidin e ushtruar mbi popullin tonë gjatë luftës. Të dy këto procese, shtoi ai, janë të domosdoshme dhe të pashmangshme.

“Liria është punë dhe përkushtim i përditshëm. Liria kërkon, mbi të gjitha, mobilizim institucional e qytetar, për ta zhvilluar ekonominë e vendit, për ta forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit, për të krijuar një shoqëri të drejtë, e të barabartë për të gjithë qytetarët tanë, një shoqëri të shanseve për të gjithë, e në mënyrë të veçantë për të rinjtë tanë, kapitalin tonë më të madh njerëzor dhe zhvillimor që kemi”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke shtuar se ky është vizioni në Dekadën e Re të Pavarësisë dhe kjo është rruga që do të ndiqet, pavarësisht sfidave dhe pengesave, të çfarëdo natyre qofshin.

“Nuk do të ndalemi asnjëherë. Nuk do të dorëzoheni para asnjë sfide, qoftë ajo kombëtare apo ndërkombëtare. Sepse, ne jemi bashkëluftëtarët e këtyre heronjve që po përkujtojmë sot. Ne jemi ata që e ndryshuam historinë dhe do ta ndryshojmë edhe të tashmen, për ta bërë Kosovën një vend perëndimor, ashtu siç e deshën dëshmorët, ashtu siç e duan qytetarët tanë”, tha Veseli./l.m

Next Post
Apeli i Vlorës shtyn gjyqin për ‘peshkun’ e madh të pronave në bregdet

Apeli i Vlorës shtyn gjyqin për 'peshkun' e madh të pronave në bregdet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In