Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka thënë princit trashëgimtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikut Mohamed bin Zajed al Nahjan, se vënia e taksës së Kosovës ndaj mallrave të Serbisë si dhe formim i Ushtrisë së Kosovës bëjnë shqetësim të madh të Serbisë për serbët në Kosovë.
Ai, siç njofton deklarata nga kabineti i tij që e ndjekin media të Beogradit, e ka lutur sheikun Al Nahjanin që “me ndikimin e vet në qarqet e ndryshme ndërkombëtare të sigurojë përkrahje për zgjidhjen paqësore të këtyre problemeve me Kosovën”, transmeton Koha.net.
Në kumtesë shtohet se bashkëpunimi i Serbisë me EBA-në është shumë i rëndësishëm ndërsa është shfaqur kënaqësi me realizimin e projekteve të Emirateve në kryeqytetin e Serbisë, Beogradin. (b.an)