• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbia/ Asociacioni mund të jetë si “Republika Serbe minus”

by Java News
29/10/2018 07:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës mund të sjellë zgjidhjen e një numri çështjesh të hapura, tha Goran Svilanoviq, sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Në një intervistë me B92, ai tha se që nga viti 2000, kur bëhet fjalë për Ballkanin, ka pasur tre pyetje të hapura dhe njëra është në rrugë për t’u zgjidhur.

“Njëra është problemi i pazgjidhur i emrit (të Maqedonisë v.j.), tjetri natyrisht është marrëdhënia midis Beogradit dhe Prishtinës, e treta është funksionalizimi i Bosnjës dhe Hercegovinës. Siç e pamë në vitin e kaluar, intensivisht gjatë javëve të fundit, një nga këto tre probleme është në rrugë për t’u zgjidhur. Ne të gjithë kemi pritshmëri të mëdha se procedura në Kuvendin e Shkupit do të përfundojë pozitivisht dhe pastaj Parlamenti do të reagojë në të njëjtën mënyrë në Athinë, kështu që një nga këto tri probleme të mëdha mund të jetë pas nesh”, tha ai.

Sipas tij, vendimet e samitit të BE-së në Sofje, marrëveshja e Greqisë dhe Maqedonisë, nuk shërbejnë si shumë inkurajim as për Beogradin e as për Prishtinën.

Svilanoviq thotë se kushtet nën të cilat Serbia do të bëhet anëtare e BE nuk janë të lidhura drejtpërsëdrejti me marrëveshjen e Beogradit dhe Prishtinës, por ka një sërë arsyesh.

“Marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës, nga perspektiva e Beogradit, duhet të lëvizë gjërat më mirë për atë që kemi sot. Kjo është një përpjekje për të arritur diçka më të mirë se sa është sot, për t’i korrigjuar gjërat dhe sa më shumë të jetë e mundur, kështu që e kuptoj bisedën për korrigjimin e mundshëm të kufijve.

Natyrisht, reagimet janë shumë të ndryshme, dhe disa nga këto reagime janë mjaft dekurajuese, për publikun në Kosovë dhe Serbi, veçanërisht në pjesën e publikut evropian. Unë mendoj se ju duhet inkurajim për të arritur një marrëveshje. Për fat të keq, partnerët tanë evropianë në këtë moment nuk mund të na ofrojnë këtë inkurajim për shkak se ata në masë të madhe janë të zënë me çështjen e vetë BE-së, në kuadrin e krizës financiare, duke pasur parasysh Brexitin, problemin e emigrantëve”, tha Svilanoviq, transmeton KosovaPress.Ai shtoi se marrëveshja me Kosovën duhet të përcaktojë gjithashtu datën e anëtarësimit të Serbisë në BE, por sipas tij, marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës nënkupton disa gjëra.

“Së pari, për të shkuar përtej asaj që parashikoi Ahtisaari, kur është fjala për statusin e serbëve në Kosovë. Unë flas për diçka që do të jetë ‘Ahtisaari Plus’. Së dyti, për të shkuar në diçka që sigurisht nuk është republika e re serbe, por do të ishte Republika serbe minus, kur flasim për asociacionin.

Në këtë fushë duhet kërkuar një zgjidhje, dhe kjo zgjidhje nuk mund të jetë nëse nuk ka garanci të qarta për anëtarësimin e Serbisë në BE, dhe nëse nuk ka asnjë tregues të qartë për zgjidhjen e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Zagrebit, dhe nëse nuk ka garanci të plota nga Serbia për integritetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila natyrisht nuk do të thotë zhdukjen e Republikës së serbe, por do të thotë vetëm një sinkronizim të plotë të të gjithë aktorëve politikë në Bosnjë. E gjithë kjo kontribuon në stabilitetin e plotë të Ballkanit dhe hap mundësi për anëtarësim e të gjithë neve”, tha Svilanoviq, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Pas shpërfytyrimit të Realit me Barçën, Ramos kritika trajnerit: Respekti fitohet, s’imponohet!

Pas shpërfytyrimit të Realit me Barçën, Ramos kritika trajnerit: Respekti fitohet, s'imponohet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In