• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Serbi Sllobodan Gavriç dënohet me 13 vjet heqje lirie

by Aalison Pearse Stevens
29/06/2016 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I dyshuari për terrorizem, Sllobodan Gavriç i cili kishte hyrë në Kosovë me rreth 13 kilogram eksploziv që sipas prokurorisë kishte për qëllim kryerjen e një akti terrorist është shpallu fajtorë dhe është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinë me 13 vjet burg.

Sllobodan Gavriç kishte hyrë në Kosovë në muajin dhjetor të vitit 2014, ku dhe kishte qëndruar në Hotelin “Grand”.

Ndërkaq, deri sa po levizte në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë, policia e kishte ndalur dhe kontrolluar veturën e Gavriqit “Renault Clio”, me ç‘rast gjatë kontrollimit të kryer në bagazhin e veturës së tij është gjetur çanta në të cilin ishte vendosur eksplozivi.

Gavriç ishte arrestuar dhe marrë në pyetje nga hetuesia brenda policisë, ku dhe kishte rezultuar me ngritje të aktakuzës nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Prokuroria e Shtetit kishte ngritur aktakuzë kundër Sllobodan Gavriçit më 10 korrik të vitit 2015.

Sipas aktakuzës, Sllobodan Gavriq, ka përgatitur kryerjen e veprës penale të terrorizmit, ku në muajin dhjetor të vitit 2014 në Beograd, është furnizuar me 25 pajisje eksplozive me peshë totale 12.219 kilogramë, të cilat përmbajnë eksploziv të fuqishëm PETN i kombinuar me fragmente metali, bulona dhe gozhda, të cilat shërbejnë për rritjen e fuqisë shkatërruese dhe shkaktimit sa më të madh të viktimave në njerëz dhe dëme materiale.

Sipas aktakuzës, eksplozivi i Gavriçit, ishte marrë në Beograd dhe kishte për qëllim kryerjen e një akti terrorist.

Sllobodan Gavriç gjatë procesit gjyqësor kishte deklaruar se automjeti i tij nuk ishte kontrolluar deri sa kishte hyrë në Kosovë, dhe kjo nuk ishte hera e parë që këtë eksploziv e kishte sjellë në Kosovë, që sipas tij kishte për qëllim që ta shiste.

Ai kishte thënë se gjatë kohës sa kishte qëndruar në Hotelin “Grand” e kishte mbajtur eksplozivin me veti, citohet “Zëri”. (b.an)

Next Post

Axhenda e Kryeministrit në Turqi/ Rama në ceremoni nderimi për Qemal Ataturkun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

January 1, 2026
E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

January 1, 2026
Grabitje si në filma te rruga Bardhyl, 35-vjeçari përplas dy automjete gjatë arratisjes me makinën e vjedhur

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, e mitura në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

January 1, 2026
‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

January 1, 2026

Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës, Rama ndan lajmin: Mirë se erdhët!

January 1, 2026
MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com