• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbi-Shqipëri mund të ketë tifozë “të vegjël”, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin

by A R
30/09/2025 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i FIFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri që do të luhet më 11 tetor në Leskovc të Serbisë është çështje orësh tashmë.

Kur kemi hyrë më pak se 2 javë nga ndeshja dhe një javë nga grumbullimi zyrtar i ndeshjes më të rëndësishme të kësaj fushate eliminatore për finalet e Botërorit.

Pas spostimit të ndeshjes nga Beogradi në këtë qytet të vogël por me një stadium të ri, trazirat në ndeshjen e fundit Serbi-Angli që përfundoi me shifrat 0-5, pritet të sjellin një tjetër sanksion për serbët, përveç atij financiar.

Burime bëjnë me dije se po punohet nga organet botërore dhe europiane, FIFA dhe UEFA, që të shmanget stadiumi i boshatisur, kjo jo për të favorizuar organizatorët në këtë rast, por më tepër për aspektin vizual.

Nëse në ndeshjen ndaj Anglisë pamja vizuale ishte e tmerrshme, ku figura të krimit në Serbi u panë në tribunën qëndrore duke dhunuar tifozët, po serb, por që ndoshta thërrisnin kundër qeverisë dhe Vuçiqit, vendimi duhet të ishte shumë më i shpejtë dhe i qartë: stadium i boshatisur në fund të fundit ata janë mësuar tashmë.

Gjithsesi, kur bëhet fjalë për një ndeshje me një vëmendje kaq të madhe botërore, jo vetëm europiane dhe jo vetëm për rëndësinë sportive që ka për të dyja skuadrat në vendin, edhe ana vizuale që duhet të shoqërojë një eveniment sportiv së bashku me mesazhin që duhet të japë, është paqja, qetësia dhe mbështetja vetëm për sport, për futboll në këtë rast.

Si rrjedhojë, është menduar që në rast se do të lejohen tifozët, edhe pse në një numër të kufizuar, ata do të jenë të kontrolluar, do të jenë fëmijë. Një zgjidhje që përmbush aspektin vizual si duhet, dhe nga ana tjetër ul ndjeshëm rrezikshmërinë që ka organizimi i kësaj ndeshjeje.

Takimi do të luhet në stadiumin Duboçica, një stadium ndërtuar në vitin 2023 dhe që ka një kapacitet rreth 8000 vende.

Për delegacionin shqiptar janë lënë në dispozicion vetëm 100 vende në çdo rast, ndërkohë që pritet edhe konfirmimi i presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili kishte deklaruar më parë se do të ishte prezent në këtë ndeshje, gjë që e bën edhe më ekstreme masën e sigurisë për mbarëvajtjen e këtij takimi.

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Neni 115 i Kushtetutës ia lidh duart Begajt dhe ia zgjidh Berishës…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

November 3, 2026
Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

November 3, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Gabimi i Gogut, fushata e Veliajt

November 3, 2026
Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

November 3, 2026
SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

November 3, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

November 3, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

November 3, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Keqllogaritje apo armiqësi?

November 3, 2026
Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

November 3, 2026
Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In