Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar në Paris se Serbia tani po lufton nga humnera për të bërë diçka për Kosovën sepse qeveria e shkuar e ka vulosur pa kthim pavarësinë e Kosovës.
“Kështu më flet njeriu, Vuk Jeremiq i cili jo vetëm e ka vënë vulën por paraprakisht edhe e ka mbyllur zarfin e pastaj e ka vënë dyllin në zarfin e pavarësisë e Kosovës, bashkë me udhëheqjen paraprake duke insistuar me pyetjen e marrë, të papërgjegjshme dhe joserioze për Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë dhe kështu e ka vështirësuar shumë më pozicionin tonë që tani të luftojmë nga humnera në të cilën na hodhët “, citon Blic të ketë thënë Vuçiç. (b.an)










