• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbët sërish agresivë: Ndërpresin filmin “Kosovo…Nazdravlje! Gëzuar!” në Novi Sad

by Java News
13/06/2017 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesëtarë të organizatës nacionaliste serbe “Zavetnici”, kanë ndërprerë shfaqjen e filmit “Kosovo…Nazdravlje! Gëzuar!” në Media Qendrën në Novi Sad, në selinë e Shoqatës së gazetarëve të pavarur “Shoqatës së Vojvodinës”.

Para kësaj qendre, anëtarët e “Zavetnici” paraprakisht kanë mbajtur një konferencë për gazetarët, ku anëtari i komitetit qendror, Sllobodan Joviq, ka paralajmëruar se në përmbajtje të këtij filmi, kooproducent i të cilit është Dinko Gruhonjiq, ushtria dhe policia serbe si forcë okupatore ndërsa “pjesëtarët e UÇK-së terroriste” paraqiten si luftëtarë legjitimë për liri.

“Po tentohet rehabilitimi i kriminelëve shqiptarë të luftës dhe po tentohet të ndërrohet teza ku serbët marrin fajin për luftën në Kosovë e Metohi, ndërsa shqiptarët rolin e viktimës”, ka thënë Joviq, transmeton Koha.net.

Joviq vlerëson se një film i llojit të këtillë promovon separatizmin në Novi Sad me qëllim të inkurajimit të një veprimi të njëjtë në Vojvodinë.

Pas konferencës, siç raportojnë mediat në Serbi, disa pjesëtarë të “Zavetnici” kanë hyrë në sallën ku ishte paralajmëruar transmetimit i filmit “Kosovo… Nazdravlje! Gëzuar!”.

Krejt në fillim të transmetimit, anëtarë të ‘Zavetnici’ kanë fikur projektorin dhe kanë ndërprerë transmetimin e filmit, me thirrjet: “Kjo është turp!”.

Më pas, anëtari i komitetit qendror, Vedran Çosiq, ka pyetur organizatorët: “Ku është drejtësia për viktimat serbe?! Kush është përgjegjës për familje të tëra serbe që janë vrarë dhe rrëmbyer?! Si jetojnë serbët në Kosovë e Metohi”.

Filmi dokumentar “Kosovo… Nazdravlje! Gëzuar!” është një rrëfim i takimit të Arientin Abdylit – Arit, veteran i luftës së UÇK-së dhe Isak Vorguqiqit, ish-murg në Kishën ortodokse serbe.

Ata dy sot janë gazetarë dhe në film flasin për gjendjen në Kosovë, për luftën, marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Kujtojmë se ditë më parë, po e njëjta organizatë kishte penguar edhe pjesëmarrjen e ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në festivalin “Mirëdita, dobar dan!”, e cila ishte ndaluar të hyjë në Serbi.Ajo ishte e paraparë që të jetë pjesë e promovimit të librit, i cili sjell rrëfime për gratë viktima të luftës së fundit në Kosovë, “Unë dua të dëgjohem”, raporton “Koha Ditore”.

Megjithatë, ani pse Jahjaga nuk ishte e pranishme në promovim, ajo u paraqit me një videomesazh para të pranishmëve që ishin mbledhur në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në Beograd.

Mirëpo para se kjo ngjarje të fillonte, rreth 20 persona nga organizata “Zavetnici” ishin grumbulluar para dyerve të Qendrës me pano në të cilën shkruhej “For Ramsey’s next goal let it be Haradinaj!”. (Për golin e radhës së Ramseyt, le të jetë Haradinaj!). Derisa me një pano ku shkruhej “Urrejtja është turp”, i janë kundërpërgjigjur protestës organizatorët e festivalit.

Protestuesit kanë kënduar vazhdimisht këngën “Kosova është zemra e Serbisë”, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Në Kosovë protestohet ndaj vezëve të dyshimta nga Shqipëria

Në Kosovë protestohet ndaj vezëve të dyshimta nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com