Përveç ndarjes në komunë jugore dhe veriore, Mitrovicës po tentohet t’i servohet edhe një e keqe e madhe. Sipas Marrëveshjes së Brukselit, Mitrovica jugore dhe Mitrovica veriore duhet të bëjnë përcaktimin kufijve kadastral deri më datë 10 tetor, që i bie deri shtunën.
Mirëpo, problem i madh në këtë drejtim ka dalë kërkesa e serbëve, të cilët po duan të dilet përtej Pakos së Ahtisarit, duke e bërë ridizajnim të ri të kufijve të këtyre dy komunave, që nënkupton rindarje të Mitrovicës. Burime të veriu.info bëjnë të ditur se pala serbe po e kushtëzon këtë proces, me zhvendosjen e kufirit në lumin Ibër, me ç’rast fshatrat Suhodoll, Gushavc dhe Viranc, që gjenden përtej Ibrit dhe që me Pakon e Ahtisaarit i takojnë komunës jugore të Mitrovicës do të mbesin me komunën e Mitrovicës së veriut. Po ashtu sipas kësaj kërkese e gjithë rrjedha e lumit Ibër, do t’i takoj komunave veriore serbe.