• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbët ndaluan në aeroport për 3 orë Shakohoxhën dhe gazetarët e tjerë, Ervin Baku: Shkova unë dhe ngrita zërin që na lanë…

by Os De
10/10/2025 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i njohur Dritan Shakohoxha ka përjetuar një tjetër eksperiencë të keqe në Serbi pas asaj që ndodhi 11 vite më parë në Beograd. 

Ai sot ka udhëtuar sërish drejt kryeqytetit serb për të qenë nesër në stadium për ndeshjen e kombëtares, ndërsa është ndaluar në aeroport së bashku me kolegë të tjerë nga Shqipëria duke i mbajtur aty për afro 3 orë pa iu dhënë asnjë shpjegim zyrtar. 

Shakohoxha konfirmoi për Tch se janë mbajtur nga policia serbe shumë gjatë në aeroport. 

“Ishte sërish një situatë absurd. Më morën pasaportën mua dhe disa kolegëve të tjerë nga Shqipëria dhe nuk na jepnin asnjë shpjegim. Më pas pashë emrin tim, të Arlind Sadikut dhe disa komentatorëve të tjerë nga Shqipëria që ishin aty dhe na kishin futur në një lloj liste të çuditshme. Na pyesnin vazhdimisht se “për çfarë kishim shkuar në Beograd. Largoheshin. Vinin prapë: pyesnin, iknin prapë. Një marrëzi e pafund. Deri sa në fund na lejuan të largoheshim”, tha Shakohoxha. 

Më pas u pyet nëse do të jetë nesër në stadium dhe tha se do të shkojë aty, nëse serbët nuk bëjnë sërish “çmenduri” ndaj gazetarëve shqiptarë. 

Ndërsa gazetari sportiv Ervin Baku, ka treguar një version interesant të ngjarjes. Ai tha se gazetarët shqiptarë kishin shkuar me një makinë me targa maqedonase për të shmangur të tilla incidente. Ndërsa Baku pretendoi se vetë ai kishte shkuar me makinë me targa shqiptare, madje dhe “u ngriti zërin” serbëve, që më pas i lanë kolegët e tij të kalonin. 

“Jemi mbajtur rreth 40 minuta pa asnjë lloj arsyeje. Na është kontrolluar makina nga A te Zh. Ndoshta aty na ka ndihmuar edhe qenia si anëtar të shoqatës ndërkombëtare të shtypit sportiv, ndërkohë 4 kolegët tanë i gjetëm aty dhe kishin 2 orë e 30 minuta aty. Kur mbërritëm në doganën serbe gjetëm 4 gazetarë me një makinë me targa maqedonase, ndoshta sepse nuk donin të kishin probleme gjatë rrugës. Ne vendosëm të vinim me targa shqiptare. Me mbërritjen tonë në doganë, kolegët kishin 2 orë e 3 minuta dhe i lëshuan pas 10 minutash që ishim ne aty. Unë ngrita zërin. Ata na kontrolluan makinën sikur ne të ishim njerëz ordinerë. Nuk e kapëm dot konferencën e Sylvinjos. Policia na ka në monitorim, na monitoron çdo lëvizje. Ata thonë që për sigurinë tuaj duhet të jemi kështu”, shprehet gazetari Ervin Baku. 

Next Post
Presidenti Macron riemëron Sébastien Lecornu si kryeministër të Francës

Presidenti Macron riemëron Sébastien Lecornu si kryeministër të Francës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

March 2, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

March 2, 2026

“S’më ke anketuar asnjëherë në dy dekadat e fundit”

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In