• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Serbët me Universitet në Mitrovicë, opozita jep ultimatum: Kurti të shkarkojë urgjent ministrin që ishte në inagurim!

by Java News
20/08/2021 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka kërkuar llogari nga kryeministri Albin Kurti për lejimin e ndërtimit të Universiteit paralel të Serbisë në Mitrovucë të veriut.

Qalaj i ka kujtuar Albin Kurtit se kur ishte në opozitë bënte zhurmaxhiun kur shteti i Kosovës dërgonte njësitë speciale të policisë në veri, kur ndalej treni serb.

“Është momenti që dikush të jep përgjegjësi. Duhet shkarkim i menjëhershëm i ministrit Rakiq. Ende s’duam të besojmë se Albin Kurti po e kthen Serbinë në Kosovë, edhe pse paralajmërimet janë ogurzeza – njëherë duke mos e vendosur reciprocitetin, pastaj duke larguar barrierat tregtare për materialet ndërtimore nga Serbia dhe sot me universitetin paralel serb në veri të Mitrovicës”, ka thënë Qalaj.

Deklarata e plotë e Rashit Qalajt nga PDK:

Kryeministri Albin Kurti dhe qeveria që udhëheq ai u dorëzuan sot para Serbisë në veri të Kosovë! Vënia e gurëthemelit për ndërtimin e Universitetit paralel të Prishtinës nga ministri i Kurtit, Goran Rakiq, dhe qeveritarët serb me një buxhet prej 6 milionë eurosh nga Beogradi, janë kapitullimi i tij pa kushte, por edhe dështim e rrezik për jofunksionalitet afatgjatë të asaj pjese.

Fatkeqësisht, krekosjet e dikurshme kuq e zi e me protesta si opozitar zhurmaxhi kur futeshin njësitë speciale të policisë së Kosovës në veri, kur ndalej treni serb e organizoheshin zgjedhjet e Kosovës, kanë marrë fund turpësisht dhe pikërisht në momentin kur tani e ka gjithë fuqinë dhe pushtetin për të vepruar.

Por kryeministër, pafuqinë tënde në veri përdore të paktën duke kërkuar llogari tek vartësit e tu, te Ministri i Brendshëm dhe Ministrja e Arsimit, se si lejuan që ky skandal i përmasave të rrezikshme të ndodhë para syve tuaj dhe në mes të ditës, në shpërfillje të plotë të sovranitetit shtetëror.

Është momenti që dikush të jep përgjegjësi. Duhet shkarkim i menjëhershëm i ministrit Rakiq. Ende s’duam të besojmë se Albin Kurti po e kthen Serbinë në Kosovë, edhe pse paralajmërimet janë ogurzeza – njëherë duke mos e vendosur reciprocitetin, pastaj duke larguar barrierat tregtare për materialet ndërtimore nga Serbia dhe sot me universitetin paralel serb në veri të Mitrovicës. Po del se për Albin Kurtin, në fakt, Serbia po kalojka!/m.j

Next Post
Evakuohet nga Kabuli oficeri afgan i profilit të lartë që ndihmoi ushtrinë amerikane, talebanët e gjurmonin për ta vrarë

Evakuohet nga Kabuli oficeri afgan i profilit të lartë që ndihmoi ushtrinë amerikane, talebanët e gjurmonin për ta vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com