Shqipëri-Serbi po afron dhe serbët nuk lënë rast që t’u shpëtojë pa gjetur “provokacija”. Këtë radhë ata shohin “dron” edhe në koeficentët e vendosur nga kompanitë sportive në Shqipëri për këtë ndeshje.
Fitorja e Shqipërisë kuotohet 2.50, barazimi 3.20 dhe fitorja e serbëve 0. Kjo ka sjellë reagim të “Kurir” e cila e ka quajtur poshtëruese këtë veprim të vendosur nga kompania shqiptare.
Në titullin e saj mbi këtë lajm ajo shkruan “Thjesht poshtërim: Ja sa mund të merrni ju në qoftë se ju paguni për të fituar Serbia me Shqipërinë” duke vendosur foton e bastit që kompania shqiptare ka vendosur.
Ndeshja Shqipëri-Serbi do të luhet më datë 8 tetor në stadiumin “Elbasan Arena” e vlefshme për fazën kualifikuese të kampionatit europian 2016 që do të zhvillohet në Francë.