Pas problemit të shfaqur lidhur me dokumentet serbe, të cilat për qytetarët serbë të Kosovës i lëshon Drejtoria koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, por që janë të pavlefshme dhe jolegale në Kosovë, zyrtarët e Drejtorisë së Administratës të Komunës së Mitrovicës së Veriut, thonë se është rritur numri i qytetarëve, të cilët i kanë dorëzuar kërkesat për dokumentet e Kosovës. (b.an)