• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbët e veriut e pranojnë: Kemi shumë më tepër probleme sesa ura

by Java News
04/06/2018 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqëria civile në veri të Mitrovicës ka vlerësuar se në pjesën veriore ka probleme më të mëdha se çështja e urës, duke precizuar se rritja e nivelit të narkomanisë, tregtisë me narkotikë, bashkëpunimi në mes të grupeve kriminale të nëntokës serbe dhe shqiptare edhe i atyre që vijnë nga Serbia, rrezikojnë të rinjtë dhe sigurinë në pjesën veriore, raporton “Zëri”.Shoqëria civile në veri të Mitrovicës ka vlerësuar se në pjesën veriore nuk është ura problemi më i madh.

Përfaqësues të saj mendojnë se ka probleme shumë më të mëdha, sidomos në aspektin e sigurisë, ndërsa përkrahin idenë e kryetarit të Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, që ura të mos hapet derisa të krijohen kushte të sigurisë.

Ata potencojnë se problem më i madh në veri është tregtia me narkotikë dhe përdorimi i tyre, si dhe veprimet e grupeve kriminale shqiptare dhe serbe, të cilat, siç thotë shoqëria civile në veri të Mitrovicës janë pjesë e nëntokës, shqiptare dhe serbe dhe bashkëpunojnë ngushtë edhe me nëntokën në Serbi, raporton më tutje “Zeri.info”.

Drejtori i organizatës “Humani centar Mitrovica” Verolub Petroniq, ka përkujtuar se për përfaqësuesit e BE-së ura paraqet të arriturën më të madhe në Kosovë. Ai është pajtuar me kryetarin e Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, që ura të mos hapet për qarkullim të automjeteve edhe për një kohë, sepse siç thotë ai, “në të kundërtën do të ketë incidente”.

“Si të hapet ura do të rriten tensionet dhe duhet të presim edhe incidente. Neve mund të në ndodhin incidente, të cilat policia mund t’i kontrollojë, por edhe të tilla të cilat nuk mund të kontrollohen, kështu që unë pajtohem me Rakiqin. Pompozitet është çuar për rreth kësaj ure. Nuk është ura problem më i madh në qytetin tone. Ne kemi probleme shumë të mëdha të sigurisë sesa ura”, tha ai, raporton “Zëri”.

Petroniq ka thënë se problem më i madh është narkomania dhe aktet kriminale.“Niveli i narkomanisë, i tregtisë me narkotikë, niveli i rritjes së bashkëpunimit në mes të grupeve të nëntokës, serbe dhe shqiptare, madje edhe të Serbisë që vijnë këtu, këto janë gjëra që kërcënojnë të rinjtë dhe rrisin rrezikun e sigurisë në periudhë të gjatë”, ka vlerësuar ai.

Ndërkaq, Goran Rakiq, ka shfrytëzuar një rast që ka ndodhur në Suhadoll, kur është gjuajtur me gurë ambulanca, në të cilën kryejnë shërbimet qytetarët serbë, për të këmbëngulur që ura të mos hapet derisa të krijohen kushte të sigurisë.Ai madje ka kërkuar nga komandanti i Staconit të Policisë në veri të Mitrovicës që t’i gjejë autorët.

Ai ka urdhëruar komandantin e Stacionit të Policisë në veri, Gjorgje Karamarkoviq që në afërsi të ambulancës në Suhadoll të vendoset një stacion patrullues policor.

“Si kryetar përpiqem që të mos përzihen në punët e institucioneve tjera, por seria e sulmeve ka kërkuar nga unë si kryetar që të reagojë.

Jam i vetëdijshëm se nuk jemi në situatë që t’u ofrojmë mbrojtje qytetarëve tanë në jug të Ibrit, të cilët për çdo ditë u ekspozohen sulmeve, por ne nuk do të lejojmë që njerëz me koka të nxehta ta rrezikojnë sigurinë e qytetarëve”, ka thënë Rakiq, duke shtuar se gjatë punëve në revitalizimin e urës, përveç se ka probleme teknike, nuk janë krijuar kushte të sigurisë për të hapur urën, e cila lidhë pjesën jugore me pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se ura do të hapet shumë shpejt, për shkak se siç ka thënë Bahtiri, gjendja e sigurisë është në nivelin më të lartë.“Nuk mund të them se kur do të hapet ura, por kjo do të ndodhë shumë shpejt, BE-ja duhet ta caktojë datën kur do të hapet ura.

Siguria aktualisht në Mitrovicë është në nivelin më të lartë, ajo nuk ka qenë asnjëherë më e mire dhe kjo nuk mund të jetë shkak që ura të mos hapet.

Do të thotë gjendja e sigurisë në Mitrovicë është shumë më e mire se në komunat tjera dhe sigurisht se argumenti se nuk ka siguri dhe për këtë arsye nuk mund të hapet ura, nuk qëndron hiq.

Urat janë për t’i bashkuar njerëzit, e jo t’i ndajnë”, ka thënë kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, përgatiti ”ZËRI”. (b.an)

Next Post
Rita Ora merr “Çelësin e Qytetit”: Do t’i tregoj botës për zhvillimin e Tiranës

Rita Ora merr “Çelësin e Qytetit”: Do t'i tregoj botës për zhvillimin e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Shkurt 2026

February 18, 2026
“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

February 18, 2026
Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

February 18, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Tashmë trajtimi i arrestit me burg nuk mjafton

February 18, 2026
Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

February 18, 2026
Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

February 18, 2026
“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

February 18, 2026
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

February 18, 2026
GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

February 18, 2026
Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In