• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Serbët e Kosovës të pakënaqur me “Listën Serbe”

by Aalison Pearse Stevens
28/05/2016 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me gjithë përpjekjet e institucioneve të Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar për të krijuar kushtet e integrimit të qytetarëve të pjesës veriore të Kosovës në institucionet e vendit, këta të fundit ende e shohin Beogradin zyrtar si garantues të, siç thonë, mbijetesës së tyre.

Përfshirja në institucionet e Kosovës të përfaqësuesve serbë, pas zgjedhjeve lokale dhe atyre të përgjithshme, nuk e ka kthyer besimin e qytetarëve serbë, jo vetëm tek Prishtina zyrtare, por as edhe në vetë njerëzit e zgjedhur prej tyre.

Marrëveshja e Prillit të vitit 2013 mundësoi fillimin e integrimit të serbëve të Kosovës në sistemin unik të vendit, me kërkesën e qartë që fillimisht të shpërbëhen të gjitha strukturat paralele dhe ato të sigurisë, që funksionuan në këtë pjesë që prej pas luftës. Por, kjo ende nuk u krye në tërësi.

Katër komuna në veri të Kosovës u rifunksionalizuan pas zgjedhjeve lokale të vitit 2013, me pjesëmarrjen e qytetarëve serbë pas prej më shumë se 15 vitesh jashtë sistemit të Kosovës, megjithëse në këtë pjesë të vendit ende vazhdojnë të funksionojnë “Organet e Përkohshme”, që financohen nga Qeveria e Serbisë, e të cilat Prishtina i cilëson si paralele.

Kryetari i organit të përkohshëm në Mitrovicën e Veriut, Aleksandar Spirici, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është obligim i këtij organi që “të mbrojë dhe t’i kontribuojë interesave të qytetit dhe të qytetarëve” duke theksuar se “Organi i Përkohshëm do të vazhdojë që të ekzistojë sepse është treguar si mbrojtës i bashkësisë serbe”,  citohet Rel.

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, që u mbështet nga Beogradi zyrtar në kohën e zgjedhjeve, morën përsipër barrën e përfaqësimit të bashkësisë serbe dhe premtuan mbrojtjen e interesave të tyre. Por, dy vjet pas hyrjes në institucionet e Kosovës, qytetarët serbë të veriut thonë se Lista Serbe nuk i ka përmbushur pritjet e tyre. (b.an)

Next Post

Shqipëria pjesë e National Geographic, në kërkim të specieve të rralla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In