• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbët e kanë opsion të vetëm ndarjen!

by Mero Baze
08/08/2018 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Debati që ka ngjallur nisma e presidentit Hashim Thaçi rrezikon të prodhojë një kakofoni mbarëshqiptare, duke u përzierë me tema të tjera, si e shkuara  e keqe e Berishës me Kosovën, apo konsensusi i sotëm politik i diskutueshëm rreth Hashim Thaçit.

Atë që nuk thotë as presidenti Hashim Thaçi dhe as politikanët e tjerë shqiptarë, si ata që e gjykojnë, dhe ata që e mbështesin, është se nga çfarë pozitash po ulet në tryezë të bisedimeve Kosova, dhe nga çfarë pozitash po ulet Serbia.

Që të jemi të qartë, Kosova është fituse e luftës me Serbinë falë mbështetjes ndërkombëtare, dhe ajo ka ata kufij që ka pasur në ish- Federatën Jugosllave pasi ka qenë krahinë autonome. Mbi bazën e këtyre kufijëve është bërë lufta dhe paqja 20- vjeçare.

Nevoja për një marrëveshje historike me serbët sa i përket njohjes së kufirit, është jetike për Kosovën dhe Serbinë. Por ky nuk është një proces “demakracioni”, pra definim paqartësish topografike, si me Malin e Zi, apo si Shqipëria me Greqinë.

Për Kosovën është proces që konsolidon pavarësinë nga vendi që është shkëputur me luftë, kurse për Serbinë është proces i ndarjes së saj territoriale.

Por, duhet të jemi të qartë dhe të vetëdijshëm se për Serbinë, Kosova është ende pjesë e saj. Ajo nuk njeh jo vetëm kufijtë e Kosovës, por asnjë gjë nga pavarësia  e saj.

Ajo e pranon atë vetëm si realitet të dhunshëm të ofruar nga Perëndimi, dhe po përpiqet të negociojë disa nga ato që ajo i quan lëshime, dhe që për ne janë tragjedi kombëtare.

Për Serbinë, Kosova është 100 për 100 e tyre dhe ata janë ulur në tryezë të bisedimeve të lëshojnë një pjesë të madhe të territorit, banuar nga shqiptarë, dhe të mbajnë ato banuar nga serbët.

Është një ide primitive dhe tërësisht reaksionare për momentin, por ky është realiteti i palës serbe. Të gjithë duhet ta dimë se kur presidenti Vuçiç ulet përballë presidentit Hashim Thaçi, e shikon atë si një grabitqar që i ka marrë Kosovën dhe që në shenjë pajtimi, do ulen të flasin si “burrat”, se nuk mund ta mbajë të gjithë, por një pjesë, ndoshta më të madhen.

E di që kjo ide është skandaloze për shqiptarët, pasi veshët e trye nuk janë mësuar ta dëgjojnë kurrë këtë, por kjo është pikëpamja serbe për Kosovën. Dhe kur ata flasin se do bisedojmë të njohim kufijtë e Kosovës, flasin për një Kosovë të gjymtuar.

Çdo kundërpërgjigje e ngjashme si kjo e Thaçit, duke tentuar të vendosë në tryezë, balancime me kërkesa që lidhen me shkëmbim territori, nuk e përmirësojnë situatën, pasi pranojnë hallin serb.

Serbia nuk ka për ta njohur Kosovën në tërësinë e vet dhe ky është një dëm për Kosovën dhe Serbinë. Por vetëm kaq. Çdo opsion tjetër është dëm dhe për të tjerët në rajon. Ndaj Kosova duhet ta marrë më qetë këtë proces. Thjesht të vazhdojë rrugën e saj pa e njohur Serbia.

Serbët e kanë opsion të vetëm ndarjen dhe nuk duhen balancuar në këtë pikë. Nëse Serbia s’ka opsion tjetër, s’ka as zgjidhje.

 

Next Post
FOTOT/ Victoria Beckham e konsideron bashkëshortin si mjaft egoist

Dieta e Victoria Beckham, si të humbasësh 4 kg në 4 ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In