• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbët dëshmojnë publikisht se janë një popull i prapambetur

by Mentor Kikia
31/12/2018 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Këtë fundjavë serbët dëshmuan atë që ne e dinim, që janë një popull dhe shoqëri e prapambetur. Dhjetra mijëra njerëz dolën në rrugët dhe sheshet e Beogradit. Kërkojnë largimin e presidentit Vuçiç. E akuzojnë se ia ka dorëzuar pushtetin oligarkisë, ka blerë mediat dhe ka ngushtuar demokracinë.

Në epokën e teknologjisë, dhe në kohën kur ne shqiptarët edhe autostradat i ndërtojmë në kompjuter, ne versionin 3D dhe vetem i printojmë, serbët nuk kanë as facebook, as twitter dhe dalin në protestë si në mesin e shekullit të kaluar. Kishin marrë madje edhe fëmijët me vete, duke shkelur konventat për të drejtat e fëmijëve, dhe për të dëshmuar se e keqja trashëgohet nga njëri brez në tjetrin.

Ndërsa këtë fundjavë ne treguam klasin tonë civil dhe qytetar. Në respekt të të drejtave, ne fëmijët tanë i çuam të shëtisnin e të argëtoheshin. Tek “Toptani” nuk kishte vende parkimi, tek TEG duhej një orë të kalojë rrethrrotullimin. Madje, më thanë se edhe tek Shaba në Vishnje, që bën mish në saç, nuk kishte vende parkimi.

Dhe, ndërkohë që psonisnim e hanim, ne protestonim në mënyrë të qytetëruar në “versionin 3 D”, në facebook. Hidhnim foto, video, statuse, citate, meme, deklarata, bënim share, like, zemra të kuqe, shanim qeverinë, shanim opozitën (por më shumë shanim njëri-tjetrin). Dhe në fund arritëm në përfundimin që kjo qeveri e ka mbaruar misionin e vet dhe largimi është thjeshtë çeshjte ditësh. Por, se sa ditë, këtë nuk e kemi përcaktuar akoma.

Ndërkohë, një grusht njerëzish, ca emigrantë, ca studentë, ca artistë, ca minatorë e ca qytetarë aspak të qytetëruar, ishin mbledhur para kryeministrisë, në një përpjekje të dështuar për të na prishur imazhin tonë civil.

Madje pashë edhe një burrë që kishte djalin “kala-qafë”, që donte të imitonte modelin serb. Por kjo mbeti një përpjekje e izoluar, pasi në dëshmuam se jemi një shoqëri e kulturuar.

Tani të mos e zgjasim, të nisim protestën në fb edhe sot, në ditën e fundit të vitit:
Unë mendoj se qeveria është e korruptuar. Opozita është e paaftë dhe pa alternativë, ndaj duhet të ikin të dyja.

Kush është dakord të bëjë “Share”.

Të bëjmë 1000 “Share” që të largohet Rama. Ose 1001 që të iki edhe Basha.

Të bëjmë 100.000 “Like”, për inat të serbëve. Tregojeni veten që jeni shqiptarë. Po mundët bëni edhe shqiponjën me duar, por kjo nuk është kusht.

Next Post
Pse puthja poshtë degës magjike sjell fat dhe mbarësi

Pse puthja poshtë degës magjike sjell fat dhe mbarësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In