• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbët dashurohen pas Durrësit dhe Sarandës: Shqiptarët të përzemërt, sidomos ndaj nesh nga Serbia

by Java News
28/08/2017 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Tashmë nuk është befasi: sa më shumë që zhvillohet turizmi në Shqipëri, aq më shumë gjuhë do të dëgjohen në rrugët dhe në plazhet e Adriatikut dhe Jonit. Republika me dy dete po tërheq turistë nga Italia, vendet skandinave, Zvicra, Austria e Franca.
 

Sivjet pushimet në Shqipëri i kanë kaluar edhe një numër i konsiderueshëm i serbëve, sidomos nga jugu i Serbisë. Ata nuk kanë shkuar në Greqi, Mal të Zi, në Kroaci dhe Turqi kryesisht për shkak të çmimeve. Shqipëria vazhdon të jetë ende vend i lirë, andaj turistët serbë kanë marrë rrugën drejt Durrësit dhe Sarandës.

Aleksandar Niçiforoviq i ka thënë gazetës «Blic» se para se të shkonte në Shqipëri kishte shumë paragjykime, por tani sërish planifikon të shkojë në bregdetin shqiptar. «Do të shkojë sërish. Që ditën e parë e kam ndërruar mendjen. Plazhet janë të pastra, çmimet në kafeteri dhe restorante më të lira se në Novi Pazar, pronarët e lokaleve dhe banorët të përzemërt, sidomos ndaj nesh nga Serbia. Më moshuarit madje flasin serbisht dhe u pëlqen të bëjnë muhabet me mysafirët nga vendi ynë. Askush nuk na e vë mendjen dhe nuk flet për politikë», ka deklaruar Niçiforoviq. Ai ka thënë se në shtator do të shkojë sërish për vizitë me disa miq në Shqipëri: «Mezi po pres».

Gazeta «Blic» shkruan se ka edhe familje që kanë vendosur të blejnë banesë në Durrës. Edhe agjencitë turistike në Novi Pazar kanë regjistruar interesim më të madh të turistëve për të pushuar në Shqipëri. Kuptohet numri më i madh i turistëve nga Serbia jugore që shkojnë në Shqipëri janë boshnjakë dhe shqiptarë, por numri i serbëve është në rritje, sidomos nga Vraja, Vladiçki Hani, Surdulica dhe Bosilegradi.

«Për herë të parë në korrik i kam kaluar 10 ditë në Durrës bashkë me familjen dhe nuk jemi penduar. Plazhet janë të pastra dhe të rregulluara. Njerëzit janë të përzemërt, mikpritës dhe të gjindshëm. Çmimet e aranzhmaneve janë të përshtatshme me standardin tonë. Pushimet na kushtuan gjithsejtë 1000 euro. Me siguri vitin tjetër do të shkojmë sërish në Shqipëri», tha Z.J. nga Vladiçki Hani.

E habitshme është që ky serb flet anonim për pushimet e tij në Shqipëri. Marija Aleksandroviq nga Surdulica ka treguar se ka qëndruar me familje 15 ditë në Sarandë, «perlën e detit Jon. Natyra e bukur, klima e shkëlqyer, çmimet të volitshme. Ushqimi i mirë… Plazhet të rregulluara. Destinacion i vërtetë për pushime».

Turistët serbë thonë se shqiptarët janë mikpritës të jashtëzakonshëm. Një turist nga Bosilegradi ka thënë se çmimet në Shqipëri janë përgjysmë më të lira në Greqi.

ma.me

Next Post
Besnik Mustafaj: Pse dibranët duhet të votojnë për Sherefedin Shehun

Mustafaj ironizon deputetin e PD që i kërkoi Ramës të merrte Patozin në qeveri: PD, tashmë një punishte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In