• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Serbët bllokojnë edhe pikën e kalimit në Merdare, sulmojnë me bomba zhurmuese emigrantët

by Java News
28/12/2022 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbët në veri të Kosovës kanë vendosur një bllokadë të re e cila pengon qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve në pikën kufitare të Merdares.

Sipas mediave në Kosovë, të paktën 20 serbë me flamuj në duar kanë ngritur pengesën në anën serbe të kufirit në zonën e Kurshumlisë, duke vendosur dy kamionë.

Lëvizjet nga të dy anët e kufirit janë bllokuar dhe këtë e konfirmon dhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e cila njofton se në këtë pikë nuk ka hyrje dhe  as dalje.

Emigrantët që u detyruan të ktheheshin nga pika kufitare në Merdar, pasi është bllokuar gjatë mbrëmjes së të martës, kanë rrëfyer për ‘KOHËN’ se janë sulmuar me shok-bombë nga persona që qëndruan në barrikada.

“Kemi pas provokime, ku njëri prej serbëve që e ka bllokuar rrugën na ka gjuajtur me një shok-bombë në drejtim tonin”, ka thënë V.Z.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë thirrje që ky vendkalim kufitar të shmanget nga ata që udhëtojnë drejt Kosovës.

“Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftim.

/s.f

 

Next Post
Shkodër/ Qytetari gjen plumb në dritaren e banesës, dyshimet e para

3 efektivë të policisë së Librazhdit sulmohen fizikisht, qytetari refuzoi shoqërimin në komisariat pas denoncimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com