• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Serbët: Arbitri do ndihmojë Shqipërinë, është patriot i De Biazit

by Java News
06/10/2015 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që serbët paragjykojnë çdo gjë kundrejt Shqipërisë, kjo dihet tashmë, por mendja e tyre djallëzore i kalon caqet. Dhe këtu nuk po flasim për tifozët e thjeshtë të Serbisë apo ultrasit e saj, por për mediat, që vazhdojnë aludime nga më të ndryshmet. E fundit është ajo kundër gjyqtarit italian me famë botërore, Nicola Rizzoli, që do të arbitrojë ndeshjen e 8 tetorit Shqipëri-Serbi. Mediat në Beograd shkojnë aq larg, saqë frikësohen se Rizzoli do të ndihmojë Shqipërinë, sepse është italian dhe bashkëkombës i tij Xhani De Bazi është trajneri i kuqezinjve.

Pak e çuditshme alibia e serbëve, më saktë e mediave serbe, të cilat ashtu si edhe në ndeshjen e rrett një viti më parë në Beograd, jo vetëm që nuk u treguan aspak profesioniste, por shpifën deri në atë pikë që dronin e kishte hedhur vëllai i kryeministrit të Shqipërisë. Kujtojmë që Nicola Rizzoli është njëri prej gjyqtarëve më të mirë në botë, për të mos thënë më i miri dhe profesionalizmin e tij e konfirmon fakti se FIFA i besoi finalen e Kupës së Botës, Argjentinë-Gjermani. Ndërsa UEFA më parë i kishte besuar finalen e Champions League 2013, Bayern Munich-Dortmund.

Gjithashtu, Nicola Rizoli ka arbitruar edhe në shumë ndeshje të mëdha, duke treguar profesionalizëm dhe patriotizmat në këtë rast nuk kanë vend. Për të hedhur poshtë aludimin e mediave serbe ka menduar futbollisti me përvojë serb, Dushan Tadiç, i cili beson në profesionalizmin e Rizzolit, duke deklaruar: “Ai më ka gjykuar mua në Europa League dhe është një gjyqtar i mirë, kështu që nuk besoj se do të ndikojë në favor të Shqipërisë vetëm sepse Shqipëria udhëhiqet nga një bashkëkombës i tij”. (TeleSport)

Next Post

Kur Morena hap këmbët (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com