• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sëpata e Ramës

by Nard Ndoka
14/05/2016 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Nard Ndoka

Kushtetuta, ligji, institucionet, shteti, pavarësia, decentralizimi janë terma, që për klasën politike janë vetëm fjalë.

Ne i zgjidhim punët dhe… konfliktet me dhunë fizike, verbale dhe me forcën e pushtetit.
Para disa viteve, kur Rama qeveriste Bashkinë e Tiranës, fitoi simpatinë e shumë qytetarëve me stilin e tij impulsiv dhe të drejtpërdrejtë.

Të gjithë e kujtojmë kur mori sëpatën në dorë, dhe goditi një shtyllë që i kishte zënë rrugën reformave të tij. Ai akt i pëlqeu se u mireprit nga qytetarët.

Ishte një gjest, një akt revoltues ndaj institucioneve dhe dikastereve tona, që nuk reagonin në kohë, apo më keq akoma, që donin ta pengonin kryebashkiakun në rrugën e tij, duke ja lënë ‘shtyllat’ në mes të rrugës.

Rama në atë kohë përcolli një shqetësim qytetar dhe të institucionit që drejtonte, e shkundi opinionin, e goditi shtetin që nuk funksiononte me sëpatë.

Për kohën atëherë, e debatueshme si zgjidhje, por për realitetin e pranueshëm si sjellje me nuanca ‘europianizuese’.

Pse Rama e mban edhe sot sëpatën ne dorë?
Se ai nuk arriti të krijojë një profil kushtetues europian, por mbeti një politikan ballkanas, që problemet dhe konfliktet nuk i zgjidh me kushtetutë, por akoma me ‘sëpatë’ në dorë.

Rama sot, e ka në dorë tĕ largojë shtyllën nga rruga, por ka zgjedhur të godasë me sëpatĕ, tashmë jo shtyllën, por qytetarët që i prekin shtyllën.

Ky stil tashmë është kthyer në institucion, ‘rilindja’, tĕ godet me sëpatë kur ajo e gjykon se duhet.

Godet opozitën, godet Presidentin, godet Gjykatën, godet qytetarin edhe kur ai nuk e ka mendjen tek qeveria. Rilindja është pushtet me vete mbi të gjitha pushtetet, rilindja është ‘djalli’ vete.

Sepata e Rames është i vetmi pushtet, që jep drejtësi te pavarur, të drejtë, të shpejte, efikase dhe vetëm me një të goditur.

Ç’farë na duhet Presidenti, ç’farë na duhet opozita, ç’farë na duhen një tufë gjykatash?

Një kosto e madhe, burokraci, shpenzime, fjalë, pengesa, ndërsa sëpata e Ramës asnjë kosto, në duar të sigurta jep vetëm garanci dhe besim! Shpresoj që edhe me ambasadorin Lu dhe gjithë të tjereët tu tregoje ‘sëpatën çudibërëse’ dhe mos te na çajnë kokën me reformën e panevojshme në drejtesi. Rilindja sëpatën po e perdor tashmë gjithandej, me referendumin në parti, nuk goditen kutitë me sëpate, por Blushin.

Madje edhe Shukriut të partisë i janë bërë copash brekët e grisura me sëpatë.

Të merresh vesh sot në politikë është shumë e vështirë, të negociosh është humbje kohe, të gjesh konsensus është dëshpëruese, të respektosh kushtetutën dhe institucionet është rrugë shumë e gjatë dhe jo drejtimi i duhur!
Rrofte rilindja, rrofte sëpata e Ramës!

Fundja Rama e ka referencën “populli shqiptar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë”, ka thënë Enveri.

Next Post

Zbulimi i pabesueshëm në videon e Tyson, smartfonët kanë ekzistuar që në 1995-ën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

February 23, 2026
Çështja “Epstein”, çfarë rrezikon Donald Trump në Kongres

Vrasja e kreut të kartelit të drogës, Donald Trump mesazh Meksikës

February 23, 2026
Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

February 23, 2026
Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

February 23, 2026
Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

February 23, 2026
A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In