• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sende të epokës naziste u ekspozuan në SHBA/ Ankandi që zemëroi hebrenjtë: Shitja e orës së Hitlerit, historia e saj

by Java News
29/07/2022 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë sende të epokës naziste u ekspozuan në një ankand në Maryland, SHBA, duke përfshirë orën e artë të Adolf Hitlerit që u shit për 1.1 milionë dollarë (1.08 milionë euro) dje. Siç raporton rrjeti gjerman “n-tv”, ankandi i objekteve naziste kishte ngjallur një reagim të fortë nga Shoqata Evropiane e Hebrenjve, duke kërkuar anulimin e tij.

Ora e artë që i përkiste liderit të partisë naziste është e dyanshme dhe e gdhendur me shqiponjën perandorake, sipas Alexander Historical Auctions. Në fund, ajo u shit për një çmim shumë më të ulët se vlerësimi fillestar i shtëpisë (2 deri në 4 milionë dollarë), siç komenton botimi gjerman.

Historia e orës së artë të Hitlerit

Sipas Alexander Historical Auctions, ora e artë me dy anë iu dha si dhuratë Adolf Hitlerit në ditëlindjen e tij të 44-të më 20 prill 1933 nga zyrtarë të Partisë Nacional Socialiste.

Ishte një ditë e rëndësishme, pasi ishte ajo kur diktatori u shpall – së bashku me ish-kancelarin Paul von Hindenburg – qytetar nderi i Bavarisë. Pjesa kryesore e orës rrotullohet sipas pamjes që dëshiron mbajtësi.

Njëra është ora në një sfond të zi me detaje ari të rrethuara nga një dizajn binar treni. Pjesa e pasme e saj, e cila rrotullohet, paraqet një shqiponjë në  një kapak të rrethuar nga data të rëndësishme naziste dhe më poshtë, inicialet e Adolf Hitlerit. Përveç kësaj, ajo ka rripin origjinal prej lëkure krokodili.

Ora ishte marrë nga streha e Hitlerit prej ushtarit francez Pobert Minotte, së bashku me dokumentet që vërtetonin vërtetësinë e saj. Kur mbaroi lufta, ai ia shiti kushëririt të tij, megjithatë plaçka mbeti në pronësi të familjes së tij deri më sot, pasi konsiderohej një trashëgimi e rëndësishme familjare. Në fund të fundit, e gjithë plaçka që lidhej me Hitlerin konsiderohej shumë e rëndësishme, pasi vërtetonte praninë e pronarëve në forcat që ndoqën nga afër diktatorin.

 “Shitja e këtyre artikujve, e papranueshme”

Ankandi i objekteve të epokës naziste në Maryland ka tërhequr kritika të ashpra nga organizata izraelite Shoqata Evropiane e Hebrenjve (EJA) duke bërë thirrje për anulimin e ankandit.

 “Shitja e këtyre artikujve është e papranueshme”, argumentoi presidenti i organizatës (EJA), rabini Menachem Margolin në një letër të hapur drejtuar organizatorëve të ankandit. Letra u nënshkrua nga të paktën 30 përfaqësues hebrenj nga Evropa dhe Izraeli, duke përfshirë Shoqatën Gjermano-Izraelite të Berlinit.

Vlen të përmendet se, përveç orës së artë të Hitlerit, një pikturë me bojëra uji e Fyhrer-it u shit në ankand për 32,500 dollarë, ndërsa shqiponja perandorake që besohet të jetë në Kancelarinë e Rajhut të Tretë në Berlin, arriti në 200,000 dollarë.

Next Post
FOTO/ Bie në dashuri me të dënuarin, oficerja e burgjeve bën miliona duke futur celularë në qeli, kapet “mat”…!

FOTO/ Bie në dashuri me të dënuarin, oficerja e burgjeve bën miliona duke futur celularë në qeli, kapet “mat”…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA reagon ashpër për sulmet e Metës ndaj Dumanit: Ne mbështesim ata që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë

Pezullimi i vizave për 75 vende, Ambasada Amerikane sqaron se kush qytetar shqiptar ka të drejtë të udhëtojë drejt SHBA

January 14, 2026
Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

January 14, 2026
“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

January 14, 2026
2 vite nga vrasja e Liridonës, krimi u porosit për 30 mijë euro!/ Familjarët mesazh prekës: Nuk mësohemi dot me mungesën tënde!..

Apeli në Kosovë ul dënimin për shitësin e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj

January 14, 2026
Mbi 55 milionë viza “nën lupë”, DASH nis operacionin e madh të verifikimit

Preken edhe Shqipëria & Kosova? Vendimi i papritur nga SHBA, pezullim masiv i vizave për 75 shtete

January 14, 2026
Shqiptari shkon në Itali të trafikojë kokainë, dëshmia në Gjykatë para lirimit: E bëja për nënën e sëmurë në Shqipëri! Motra e ndarë dhe me..

Pronari qëllon për vdekje grabitësin 37-vjeçar, shokët e lanë të vetëm para derës së spitalit dhe…

January 14, 2026
Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

January 14, 2026
Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

January 14, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

DETAJE / Mbledhja e Ramës me Grupin Parlamentar të PS, të pranishëm do jenë edhe ministrat

January 14, 2026
Skandali i korrupsionit që tronditi Qipron, Presidenti: Videoja, një sulm i luftës hibride ruse

Skandali i korrupsionit që tronditi Qipron, Presidenti: Videoja, një sulm i luftës hibride ruse

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In