• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Senatorja indigjene ‘sfidon’ parlamentin australian: Mbretëresha Elizabeth II është kolonizatore, betohem solemnisht se…!

by Java News
01/08/2022 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidia Thorpe një indigjene e cila është zgjedhur si senatore në Parlamentin australian, është detyruar të betohet për herë të dytë, pasi herën e parë e quajti mbretëreshën Elizabeth II, kolonizatore.

Thorpe, një senatore e të Gjelbërve hyri në Parlament me grushtin e ngritur lart, çka është mesa duket një shenjë e përdorur si shenjë revolte nga njerëzit me ngjyrë.

Më pas ajo përsëriti me ironi betimin ku edhe bëri deklaratën për Mbretëreshën.

“Unë e zgjedhura, Lidia Thorpe, pohoj dhe deklaroj solemnisht dhe sinqerisht se do të jem besnik dhe mbaj besnikëri të vërtetë ndaj Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II kolonizuese”, tha ajo duke shkaktuar zhurmë në Senat, shkruan BallkanWeb.

Sue Lines, presidentja e senatit, i tha Thorpe se ajo duhet të betohej sipas tekstit origjinal pa shtuar dhe pakësuar asgjë.

Një senator ndërhyri duke u shprehur se nuk je një senator i vërtetë nëse betimi nuk bëhet ashtu siç duhet.

Më në fund Thorpe u dorëzua dhe bëri betimin siç duhet, duke u bërë kështu ligjërish senatore.

Kjo nuk është e para herë që Thorpe ndez debate, në qershor ajo shkaktoi zhurmë , duke thënë se ajo ishte në Parlament vetëm për të depërtuar në institucion.

“Unë u regjistrova për t’u bërë senator në projektin kolonial, dhe ky nuk ishte një vendim i lehtë për mua personalisht, dhe nuk ishte një vendim i lehtë as për familjen time që të më mbështeste në këtë. Megjithatë, ne kemi nevojë për zëra si ky për të vënë në dyshim pushtimin e paligjshëm të sistemit kolonial në këtë ven”, tha Thorpe gjatë një interviste.

Ajo tha se do të sakrifikonte “betimin për besnikëri ndaj kolonizatorit” për të hyrë në Parlament, në mënyrë që të mund të avokonte për popullin indigjen të Australisë.

Ashtu si lideri i të Gjelbërve, Adam Bandt, ajo refuzon të qëndrojë përpara flamurit australian, duke argumentuar se ai përfaqëson kolonizimin dhe është lëndues për australianët indigjenë që nuk identifikohen me të.

Thorpe u zgjodh për herë të parë në Asamblenë legjislative të shtetit Victorian në 2017 dhe kaloi në politikën federale në 2020, duke marrë vendin e Senatit të liruar nga Richard di Natale, ish-udhëheqësi i të Gjelbërve./m.j

Next Post
Trupat e Ukrainës përgatiten për ofensivën e madhe kundër Rusisë: Marrin nga SHBA dhe 4 sisteme të tjera raketash vdekjeprurëse HIMARS

Trupat e Ukrainës përgatiten për ofensivën e madhe kundër Rusisë: Marrin nga SHBA dhe 4 sisteme të tjera raketash vdekjeprurëse HIMARS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In