• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Senatori republikan del kundër “marifeteve të rrezikshme” të Trump, për mosnjohje të zgjedhjeve

by Java News
01/01/2021 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senatori republikan nga Nebraska, Ben Sasse lëshoi një kritikë të fortë të enjten ndaj përpjekjeve të republikanëve për të kundërshtuar më 6 janar vendimin e Kolegjit Zgjedhor mbi garën presidenciale, duke paralajmëruar kolegët rreth asaj që ai e quajti “manovër të rrezikshme” që mund të dëmtojë traditat e qeverisjes së vendit.

Zoti Sasse, një pretendent i mundshëm për president për garën e vitit 2024, postoi një shpjegim të gjatë të pikëpamjeve të tij në mediat sociale, përfshirë rrëzimin e pretendimeve për manipulim të zgjedhjeve në shtetet kryesore që u fituan nga Presidenti i zgjedhur Joe Biden.

Zoti Sasse tha se e ndjente për detyrë të thoshte “të vërtetën” pasi zgjedhësit si dhe ata që mbështesin Presidentin Donald Trump donin të dinin se ku qëndronte ai mbi këtë çështje.

“Nuk do të marr pjesë në një plan për të përmbysur zgjedhjet”, shkruante zoti Sasse. Ai tha se donte të shpjegonte “se pse u bëj thirrje kolegëve që të refuzojnë këtë marifet të rrezikshme”.

Zoti Trump, presidenti i parë që humbet garën për një mandat të dytë në pothuajse 30 vjet, ia ka atribuar humbjen e tij manipulimeve të gjera me votat, pavarësisht se zyrtarët jopartiakë të zgjedhjeve i kanë hedhur poshtë këto pretendime. Ai i ka shtyrë senatorët republikanë të hetojnë rreth akuzave të tij të pabazuara edhe pse Kolegji Zgjedhor këtë muaj çimentoi fitoren e zotit Biden me 306 vota elektorale si dhe në një kohë kur përpjekjet e shumta ligjore të tij për të sfiduar rezultatin, kanë dështuar.

Senatori republikan do të sfidojë fitoren e presidentit të zgjedhur Biden

Senatori republikan Josh Hawley u zotua të mërkurën të sfidojë fitoren e Presidentit të zgjedhur demokrat Joe Biden kur Kongresi të mblidhet për të numëruar zyrtarisht votat elektorale, gjë që mund të shkaktojë një debat të gjatë në Senat por praktikisht nuk ka asnjë shans për të përmbysur rezultatet.

Sfida e senatorit Hawley, së bashku me një protestë të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve të kyesuar nga ligjvënësi Mo Brooks nga Alabama, nënkupton që të dyja dhomat e Kongresit më 6 janar do të debatojnë mbi ligjshmërinë e fitores së zotit Biden me rezultatin 306-232 në Kolegjin Zgjedhor, në bazë të së cilës, ai do të jetë presidenti i 46-të i vendit kur të inaugurohet më 20 janar.

Sekretarja e ardhshme e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u tha gazetarëve të mërkurën se pavarësisht nga çdo “taktikë”, Presidenti i Zgjedhur, Joe Biden do të betohet siç është planifikuar në janar.

Sipas formës indirekte të demokracisë në Shtetet e Bashkuara, rezultati i votimit të Kolegjit Zgjedhor, ku shtetet me popullsi më të madhe kanë më shumë ndikim, përcakton se kush fiton presidencën dhe jo vota popullore, megjithëse zoti Biden fitoi edhe atë votë, me 7 milionë vota epërsi.

Debat në dy dhomat e Kongresit

Protestat e senatorit Hawley dhe anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve Brooks ka të ngjarë të detyrojnë të dyja dhomat e Kongresit të debatojnë deri në dy orë, nëse duhet të përmbysin rezultatet tashmë të çertifikuara nga shtetet, të votave popullore në disa nga shtetet ku zoti Biden fitoi me një epërsi të ngushtë. Për të ndryshuar numrin e përgjithshëm të votave elektorale do të duhej që të dyja dhomat e kongresit të votonin për të përmbysur rezultatin në secilin nga ato shtete.

Por demokratët do ta ruajnë me një diferencë të lehtë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, pasi ligjvënësit e rinj të bëjnë betimin të dielën dhe është e sigurt që do të konfirmojnë fitoren e zotit Biden.

Kontrolli i Senatit mbetet i pazgjidhur në pritje të dy garave të balotazhit në Xhorxhia që do të mbahen të martën e ardhshme.

Por disa republikanë e kanë pranuar që zoti Biden i ka fituar zgjedhjet dhe mund të bashkohen me demokratët në Senat për të votuar kundër zotit Trump.

Presidenti aktual ka refuzuar të pranojë humbjen në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke postuar çdo ditë në Twitter pretendime të pabazuara se po privohej pa të drejtë nga një mandat i dytë katër-vjeçar.

Të mërkurën, zoti Trump bëri thirrje për dorëheqjen e Guvernatorit republikan të Xhorxhias Brian Kemp, i cili ka hedhur poshtë pretendimin e presidentit se ai fitoi në shtetin jugor edhe pse numërimi i parë dhe dy rinumërime të votave në atë shtet, e nxorrën zotin Biden fitues me pothuajse 12,000 vota epërsi nga 5 milionë vota të hedhura.

“Ai është një obstruksionist i cili nuk pranon të pranojë se ne fituam me diferencë të madhe në Xhorxhia!”, shkruante zoti Trump në Twitter. “Fituam gjithashtu në shtetet e tjera të lëkundura.”

Më herët gjatë javës, Presidenti Trump u shkroi në Twitter përkrahësve të tij, “Shihemi në Uashington, DC, më 6 Janar. Mos e humbni.”

Senatori i ri nga Mizuri, Hawley, një 40 vjeçar që u zgjodh në vitin 2018, tha në një deklaratë se “disa shtete, veçanërisht Pensilvania, nuk arritën të ndiqnin ligjet e zgjedhore të shtetit të tyre.”

Senatori Hawley nuk dha asnjë provë për pretendimet e tij.

Senatorë republikanë me peshë kanë thënë se fitorja e zotit Biden do të qëndrojë.

Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell e pranoi fitoren e zotit Biden më 15 dhjetor dhe u ka kërkuar republikanëve të tjerë të Senatit që të mos ta kundërshtojnë atë më 6 janar.

Presidenti Trump ka humbur dhjetëra padi gjyqësore ku pretendonte se parregullsitë në votime dhe në numërimin e votave i kanë kushtuar atij rizgjedhjen.

Next Post
Fotot/ Manastirliu përcjell fotot e Ajlës dhe Merit: Viti i Ri nis me dy vajza, erdhën në jetë 1 minutë pas mesnate

Fotot/ Manastirliu përcjell fotot e Ajlës dhe Merit: Viti i Ri nis me dy vajza, erdhën në jetë 1 minutë pas mesnate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In