• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Senatori italian Luciano D’Alfonso: Shqipëria hapa seriozë në drejtim të integrimit drejt BE-së

by Java News
30/04/2019 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një takim me senatorin italian Luciano D’Alfonso, anëtar i Komisionit parlamentar të Çështjeve Rajonale, njëherazi President i seksionit dy palësh të Grupit të Miqësisë Itali dhe vendet e Ballkanit.

Në fokus të këtij takimi ishte procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për këtë proces. Italia mbetet një prej mbështetësve kryesorë të këtij procesi dhe pozicioni i saj ka qenë i qartë në favor të hapjes sa më parë të negociatave.

“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se Italia mbetet një mbështetës kryesor i rrugës evropiane të Shqipërisë. Pozicioni i Italisë është shumë i qartë në favor të hapjes sa më shpejt të negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga njëra anë dhe Bashkimit Europian nga ana tjetër”, tha Balla.

Nga ana e tij senatori D’Alfonso u shpreh se Shqipëria ka ndërmarrë hapa seriozë dhe po punon në drejtim të agjendës evropiane dhe të integrimit drejt BE-së dhe u shpreh i keqardhur për vendimin e opozitës për braktisjen e Parlamentit.

“Më vjen keq që bën lajm fakti që disa subjekte politike kanë vendosur që të ndërpresin këtë vullnet bashkëpunimi ashtu siç e kërkon demokracia. Duket sikur nuk ka një proporcionalisht midis sjelljes së zgjedhur dhe rëndësisë dhe sasisë së çështjeve. Në politikë, në institucione, në demokraci duhet të jemi gjithmonë në proporcionalisht. Në qoftë se ka një problem, merren masat dhe gjendet një zgjidhje. Italia shikon me shumë me vëmendje dhe me konsideratë të lartë punën që bën kjo elitë drejtuese kombëtare në drejtim të Evropës. Na intereson ky realitet i bashkëpunimit për të ndihmuar Evropën që të bëjë shumë më tepër se ajo çka është bërë deri më tani, mbi të gjitha mbas Brexit, e cila përfaqëson për ne një pikënisje të rëndësishme”, u shpreh senatori D’Alfonso.

/a.meta

Next Post
FOTO/ Modelja humb jetën pasi hidhet në det për të shpëtuar qenushët e saj

FOTO/ Modelja humb jetën pasi hidhet në det për të shpëtuar qenushët e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In