• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Senatori amerikan: S’vendosim ‘vija të kuqe’ për kufijtë, Kosova e Serbia të gjejnë një zgjidhje

by Java News
11/09/2018 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të diktojnë një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë dhe se një gjë e tillë duhet të vijë nga këto dy vende, ka thënë Ron Johsnon, senator amerikan dhe kryesues i Komisionit për Siguri Kombëtare i Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Duke folur gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, Johnson ka thënë se vendi i tij nuk ka vënë vija të kuqe se për çfarë mund të diskutojnë Kosova dhe Serbia, ashtu siç ka bërë Gjermania. Ai tha se Uashingtoni do të pres nga liderët në Serbi dhe Kosovë që të gjejnë vetë një zgjidhje.

Çfarë mesazhi jeni duke sjellë tash në vizitën tuaj në disa vende të Ballkanit Perëndimor?

Ron Johnson: Tash është një moment i mirë këtu për stabilitet, për paqe dhe prosperitet te madh. Dy ditë isha në Greqi, në mëngjes në Maqedoni, në mbrëmje në Kosovë dhe tash në Serbi. Greqia dhe Maqedonia tash kanë një mundësi të mirë për ta zgjidhur një konflikt të vjetër 27 vjeçar për ndryshimin e emrit. Ju keni dy kryeministra, të cilët unë i quaj shumë guximtarë, po shikojnë se çka është më e rëndësishme për njerëzit. Mendoj se ky lloj shembulli mund të përdorët këtu mes Serbisë dhe Kosovës të cilët janë të përfshirë në biseda shumë serioze për të zgjidhur problemet e vjetra.

Që nga vizita e fundit e juaj që ishit në Serbi në muajin shkurt ka ndodhur një gjë që askush nuk e priste. Tash ka diskutime për mundësinë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. A është kjo e pranueshme për zyrtarët amerikanë?

Ron Johnson: Ne tashmë kemi thënë disa herë se zgjidhja, e cila nuk do të jetë e lehtë, duhet të vijë nga palët e përfshira, nga liderët dhe njerëzit nga Serbia dhe Kosova. SHBA-të janë këtu për të përkrahur dhe inkurajuar një zgjidhje. Ne duam t’u japim këtyre liderëve hapësirë që të jenë fleksibilë. Të jenë imagjinarë. Të mendojnë jashtë kutisë se si mund ta zgjidhin këtë problem shumë të vështirë. Unë jam këtu për të ofruar këtë lloj mbështetje dhe inkurajimi.

Vijat e kuqe

Cila është përshtypja e juaj: a janë zyrtarët kosovarë dhe ata serbë seriozë për këtë ide se ndarja mund të jetë zgjidhje për një problem të vjetër prej tri dekadash?

Ron Johnson: Unë mendoj se ata janë seriozë për ta gjetur një zgjidhje. Po them përsëri, ne nuk do të imponojmë asgjë. Kjo do të duhet të vijë nga bisedimet. Unë i kuptoj shqetësimet e njerëzve dhe këto shqetësime janë legjitime nëse këto bisedime mund të ketë ndonjë efekt domino. Ne do t’ua lëmë këtë liderëve në Serbi dhe Kosovë ta gjejnë atë zgjidhje, ne do ta shikojmë atë zgjidhje dhe do të ngremë zërin tonë për ndonjë shqetësim në kohën e duhur.

Ka shumë ekspertë, aktivistë, analistë të politikës që haptas paralajmërojnë për mundësitë negative që mund të ketë në gjithë rajonin e Ballkanit ndryshimi i kufijve. Si i komentoni këto?

Ron Johnson: Përsëri po them se këto janë shqetësime legjitime. Unë mendoj se edhe liderët e Serbisë dhe Kosovës i dinë këto shqetësime dhe ato duhet të merren parasysh në çfarëdo lloj zgjidhje. Por, prapë po e them, unë nuk jam këtu për të diktuar çka duhet biseduar, çka duhet të kihet parasysh ose se cila duhet të jetë zgjidhja finale. Ne jemi këtu vetëm për ofruar mbështetje dhe inkurajim.

Disa vende, posaçërisht Gjermania është kundër ndryshmit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Cili është dallimi mes Gjermanisë dhe SHBA-së?

Ron Johnson: Shihet qartë se ata kanë vizatuar një vijë të kuqe. Do të thosha se ne nuk e kemi bërë një gjë të tillë. Ne e mbështesim dialogun e drejtuar nga BE-ja për t’i sjellë të dy palët të bisedojnë së bashku. Ne e mbështetim këtë dialog dhe unë nuk kam vendosur ndonjë vijë të kuqe./REL/

a.ç

Next Post
Presidentja kroate: Nuk e ul nivelin për të komentuar deklaratat e Vuçiç

Presidentja kroate: Nuk e ul nivelin për të komentuar deklaratat e Vuçiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In