• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Senatori amerikan: Hudhra kineze përbën rrezik për sigurinë kombëtare

by A M
09/12/2023 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senatori amerikan Rick Scott, ka bërë thirrje për hetim qeveritar rreth ndikimit të importeve të hudhrës kineze, në sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Republikani Scott i ka nisur kërkesë Departamentit Amerikan të Tregtisë, duke pretenduar se hudhra kineze është e pasigurt, duke cituar metodat josanitare të prodhimit.

Kina është eksportuesja më e madhe në botë e hudhrës së freskët dhe të ngrirë, dhe Shtetet e Bashkuara janë një prej konsumatoreve kryesore. Mirëpo, tregtia është kthyer në proces kontrovers në vjetët e fundit. Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën për shitje të hudhrës me çmime nën ato që janë në treg.

Prej mesit të viteve ’90, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur taksa të ndryshme në importet kineze, ashtu që prodhuesve amerikanë të mos iu rrezikohet tregu. Më 2019, gjatë administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, tarifat janë rritur.

Senatori Scott i ka përmendur të gjitha këto rreziqe, si dhe kualitetin e hudhrës së rritur në vendet e huaja, “sidomos në Kinën Komuniste”. Ai u është referuar praktikave, të cilat, sipas tij, janë të dokumentuara mirë nëpër videot online, si dhe nëpër dokumentare. Senatori ka pretenduar se ka raste kur hudhra rritet edhe në ujëra të zeza.

Ai ka bërë thirrje që hetimet të kryhen, sipas ligjit që përcakton analizë të importeve specifike për shkak të sigurisë së SHBA-së. Zyra për Shkencë dhe Shoqëri në Universitetin McGill në Kuebek, e cila tenton të popullarizojë dhe sqarojë çështjet shkencore, ka thënë se “nuk ka të dhëna” që ujërat e zeza përdoren si pleh për rritjen e hudhrës në Kinë.

/a.d

Next Post
Olena Zelenska: Ukraina në rrezik vdekjeprurës pa ndihmë

Olena Zelenska: Ukraina në rrezik vdekjeprurës pa ndihmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbreti i Panairit

Humba në Vlosh

February 23, 2026
Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

February 23, 2026
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Korridori tetë, i vetmi aks lindje- perëndim

February 23, 2026
Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

February 23, 2026
VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

February 23, 2026
Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

February 23, 2026
SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

February 23, 2026
Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

February 23, 2026
Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

February 23, 2026
Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In