• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Senatorët republikanë kundër Trump: Nuk ndalim sanksionet ndaj Rusisë

by A R
31/12/2016 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senatori John McCain tha se SHBA-ja nuk do të bëjë “pazar faustian” me presidentin e Rusisë Vladim Putin, pavarësisht spekulimeve se presidenti i zgjedhur Donald Trump mund të heqë sanksionet me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve.

Duke folur në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë, Shërbimi i Ukrainës, në Kiev, më 30 dhjetor, së bashku me dy senatorë amerikanë, McCain, tha se cfarëdo marrëveshje me Putinin do të “pengonte dhe minonte lirinë dhe demokracitë që ekzistojnë sot”.

Kongresi i SHBA-së ka vendosur sanksione ndaj Moskës menjëherë pasi Rusia e aneksoi me forcë Gadishullin Krime të Ukrainës në mars të vitit 2014 dhe për mbështetjen e vazhdueshme të separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.

Senatori Lindsey Graham, një republikan nga Karolina Jugore, tha se Kongresi do të vazhdojë në vitin 2017 sanksionet kundër Rusisë, me objektiv energjinë dhe sektorin banker si dhe “Putinin dhe qarkun e tij të brendshëm”.

“Ne do të bëjmë dy gjëra; do ta ndalojmë Putinin me sanksione më të fuqishme dhe do të jemi më të dobishëm për miqtë tanë, sikundër këtu në Ukrainë”, tha Graham.

McCain, Graham dhe Amy Klobuchar, një demokorate nga Minesota thanë se ka një mbështëtje të fuqishme në Ongres për t’i ofruar Ukrainës “armë mbrojtëse vdekjeprurëse” pë rtë ndihmuar Kievin në luftën e tij kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje

Të pyetur nëse Trump mund ta njoh Krimenë si pjesë të Rusisë, Kraham tha se Kongresi do ta bllokojë një lëvizje të tillë.

“Vetëm presidenti nuk mnd ta bëjë këtë. Dhe arsyeja pse Kongresi do ta refuzonte një ide të tillë është sepse minon sundimin e ligjit”, tha Graham.

McCain bëri thirrje për veprime më të fuqishme ndaj Moskës për përfshirjen e dyshuar të saj në hakerimin e postës elektronike të Partisë Demokratike përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama më 29 dhjetor urdhëroi dëbimin e 35 diplomatëve rusë dhe vendosi sanksione ndaj dy agjencive ruse të intelegjencës për, sic tha administrate, përfshirjen e tyre në hakim.

Putin tha më 30 dhjetor se Moska nuk do t’i kundërpërgjigjet me të njëjtën masë dhe nuk do të dëbojë asnjë amerikan nga Rusia, duke akuzuar administratën e SHBA-së për, sic tha, “diplomaci të papërgjegjshme.”

Më 30 dhjetor, Trump e ka lavdëruar Putinin në Tëitter për përmbajtje nga veprimet hakmarrëse duke e cilësuar “si shumë të mencur”.

Senatori McCain ka bërë thirrje për veprime më të ashpra ndaj Moskës për shkak të përzierjes në hakerim të partisë Demokratike para zgjedhjeve presidenciale,

“Mund t’i bëjmë edhe më të rënda – nga udhëtimi deri tek identifikimi i atyre që janë përzier në këto hakime dhe organizatat e posacme. Ka masa më të ashpra që duhet të ndërmarrim. Në fund të fundit ishte një sulm mbi SHBA, sulm në themelet e demokracisë sonë. Nëse shkatërroni zgjedhjet atëherë keni shkatërruar demokracinë”, tha McCain.

Senatorja Amy Klobuchar tha se me sulme kibernetike nuk janë goditur vetëm SHBA-të.

“Gjatë këtij udhëtimi, pas vizitës në Estoni dhe Lituani, dhe duke dëgjuar për sulmet kibernetike në Ukrainë, kemi mësuar se se kjo po ndodh me vite të tëra. Dhe kjo është teknika që mudn të jetë përdorur edhe në zgjedhjet francize ose gjermane”, tha Klobuchar, duke iu referuar dy zgjedhjeve të rëndësishme që pritet të organizohen në vitin 2017./REL/a.m.

Next Post

Drejt një viti të ri plot dilema (por edhe shpresa)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”

September 25, 2026

Vuçiç: Jap dorëheqjen si president të dielën, do bisedoj dhe me Putinin

September 25, 2026
Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com