• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Senati spanjoll ratifikon protokollin, Mali i Zi gati për anëtarësim në NATO

by Java News
12/05/2017 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO e ratifikoi edhe senati spanjoll, duke hequr kështu një pengesë të madhe drejt përmbushjes së dëshirës së hershme të shtetit malazez. Pas 1 qershorit, hyn në fuqi edhe akti i ratifikimit në Holandë. Me të përfunduar kjo procedurë kombëtare, do të pasojë ftesa e sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, që Podgorica t’i bashkohet aleances veri-atlantike. Qeveria malazeze njoftoi me krenari se po përmbush në këtë mënyrë një prej objektivave prioritare të saj për zhvillimin e një shteti modern dhe demokratik.

Procesi i ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nisi qershorin e 2016-s ndërsa dy ditë më vonë, shteti i parë që e hodhi një hap të tillë u bë Islanda, e cila përpara një dekade ishte treguar po kështu e para në njohjen e pavarësisë së Malit të Zi.

Opozita malazeze ndërkohë nuk ka lënë shumë hapësirë për kremtime dhe e ka spostuar vëmendjen tek një tjetër ngërç, ai i demarkacionit me Kosovën. Një nga liderët më të zëshëm opozitare në vend, Nebojsa Medojevic, i kërkoi ekzekutivit që për këtë arsye, të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Udhëheqësi i Frontit Demokratik pro-rus u shpreh se me një lëvizje të tillë, Podgorica do të arrijë të mbrojë interesat e veta kombëtare dhe dinjitetin e vendit.

Reagimi i tij erdhi pas dështimit të qeverisë së Isa Mustafës përballë ligjvënësve që mbështetën mocionin e mosbesimit të opozitës. Një nga arsyet e kësaj disfate ishin pikërisht marrëveshjet e shumëdebatuara të firmosura nga ekzekutivi kosovar në 2015-tën mbi shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe formimin e komunave me shumicë serbe.

ma.me

Next Post
Zoran Zaev: Ishin gjashtë deputetë të VMRO-së që e ndihën dhunën

Zoran Zaev: Ishin gjashtë deputetë të VMRO-së që e ndihën dhunën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In