• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Senati i Spanjës sërish e refuzon njohjen e Kosovës

by Java News
29/03/2017 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senati i Spanjës ka refuzuar një mocion të partisë së Majtë Republikane të Katalunisë (ERC) e cila i bëri thirrje qeverisë që të njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe ta mbështesë atë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Partia kataluanse ka thënë se ata duan ta shohin një paralelizëm të Kosovës me atë çfarë mund të ndodhë edhe në Spanjë, raporton agjencia e lajmeve EFE. Ky mocion për njohjen e Kosovës megjithatë është hedhur poshtë në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit spanjoll, me votat e Partisë Popullore të Spanjës dhe Partisë Socialiste të Punëtorëve të Spanjës.

Senatori Jordi Martí nga radhët e partisë katalunase ERC ka qenë i zhurmshëm në mbrojtje të iniciativës për miratimin e këtij projektligji, i cili parashihte edhe njohjen e pasaportave të Kosovës, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës tu lejohej futja në Spanjë, në rast të liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian.

Ai bëri thirrje gjithashtu për mbështetjen e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe për anëtarësimin e Kosovës në këtë organ, njofton Insajderi.

Marti kujtoi para Senatit të Spanjës se vetëm pesë vende të BE-së – Qiproja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Spanja – nuk e njohin Kosovën dhe se Parlamenti Evropian së fundmi ka miratuar një projektrezolutë për njohjen e Kosovës me 403 vota pro dhe 103 kundër.

“Kjo kërkesë nga BE-ja rrit presionin mbi shtetin spanjoll dhe gjithashtu presionin mbi gatishmërinë e saj për të ndihmuar në normalizimin dhe stabilizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shtoi Marti.

Senatori ERC ka theksuar se “problemi i Spanjës që nuk e njeh Kosovën, është se disa ‘fantazma’ janë të ngazëllyera dhe se nuk duan të shohin një paralelizëm me Kosovën, me atë cfarë mund të ndodhë në Spanjë”. Ai fliste në lidhje me Kataloninë, raporton EFE.

Alfonso Jesús Rodríguez, senator nga radhët e Partisë Popullore të Spanjës, ka mbrojtur refuzimin e grupit të tij ndaj mocionit të ERC-së për njohjen e Kosovës, ku thuhet: “Qeveria e Spanjës nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse Spanja nuk beson në deklaratat e njëanshme të pavarësisë”.

Rodriguez e bëri të qartë se “asgjë nuk ka të bëjë me gjendjen e Ballkanit dhe me realitetin e Spanjës”, përgatiti ”Insajderi.com”. (b.an)

Next Post
Liqeni i Ohrit në UNESCO, Ministria e Kulturës nis proçedurat për nominimin

Liqeni i Ohrit në UNESCO, Ministria e Kulturës nis proçedurat për nominimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

March 17, 2026
Heqja e titullit ‘’Nderi i Kukësit’’, Minxhozi: Akt i padenjë ndaj Veton Surroit, por episod periferik

Fituam – Po fitojmë – Na dërgoni ndihmë!

March 17, 2026
Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

March 17, 2026
24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!

24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!

March 17, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Kjo është lufta jonë

March 17, 2026
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës: Një vendim i drejtë!

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës: Një vendim i drejtë!

March 17, 2026
Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

March 17, 2026
Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

March 17, 2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

March 17, 2026
Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In