• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Liqeni i Ohrit në UNESCO, Ministria e Kulturës nis proçedurat për nominimin

by A R
29/03/2017 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria duhet të dorëzojë deri në mesin e këtij viti dosjen për nominimin e Liqenit të Ohrit, si pjesë e trashëgimisë botërore që mbrohet nga UNESCO.

Aktualisht, Ministria e Kulturës ka nisur procedurën për kontraktimin e një konsulenti për të përgatitur dhe për të shkruar dokumentin e nominimit për një modifikim të konsiderueshëm të kufijve të pasurisë së Trashëgimisë Botërore “Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore të Rajonit Ohrit” në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë për të përfshirë pjesën shqiptare të këtij rajoni.

Dokumenti i nominimit është materiali kryesor mbi të cilin Komiteti i Trashëgimisë Botërore vlerëson regjistrimin e siteve sipas listës.

Procesi i nominimit të zonës së Liqenit të Ohrit, si trashëgimi botërore e UNESCO-s për vlerat natyrore dhe kulturore, ka nisur që në vitin 2012. Ishte Ministria e Mjedisit ajo që hodhi idenë. Pjesa maqedonase e këtij liqeni ku ndodhen edhe dy të tretat e sipërfaqes, në fakt është pjesë e kësaj trashëgime që në vitin 1979.

Është një ndër liqenet më të vjetër në botë me një vlerë të lartë të biodiversitetit. Tashmë ka ardhur koha që pjesa shqiptare të jetë pjesë e kësaj trashëgimie. Në këtë kontekst, edhe bashkëpunimi ndërkufitar mes dy vendeve merr një rëndësi më të madhe. Projekti është miratuar nga Komisioni Europian, si pjesë e fondeve IPA. Në total bëhet fjalë për një fond prej rreth 2 mln euro, ku 1.7 mln euro është kontribut i KE-së dhe pjesa tjetër, e qeverisë shqiptare (240,000). Ky fond shërben për nominimin, si dhe për përgatitjen e dosjes që do të shqyrtohet nga UNESCO e që do të mund të jetë gati nga mesi i vitit 2017.

Pjesë përbërëse e projektit është edhe hartimi i një plani financimi për këtë zonë, pasi nuk është e mjaftueshme vetëm shpallja. Ky është një detyrim që duhet të bëhet për njohjen e zonës nga UNESCO, si dhe për përdorimin e qëndrueshëm të territorit e mbrojtjen e elementeve natyrore dhe kulturore. Është e nevojshme që të hartohet një dokument bazë, që është plani i menaxhimit të zonës, për të cilin në një fazë të dytë do të vijohet me zbatimin.

I gjithë procesi do të kërkojë 4-5 muaj kohë për të përmbyllur konsultimet dhe komentet. Dosja, së bashku me planin e menaxhimit dhe kërkesën, do të mund të shqyrtohet nga UNESCO. Më pas, ekspertët e saj do të vijnë për të verifikuar në terren të gjithë situatën. /Monitor/a.m.

Next Post
Vetting/ Peleshi: Mazhoranca në unison, shpresojmë të bashkohet opozita

Plani kombëtar anti-kanabis, Peleshi: 2017-a shënon kulm të ri në luftën ndaj fenomenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com