• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Senati merr zyrtarisht akuzën ndaj ish-presidentit Trump/ I vetmi ndaj të cilit ngrihen dy herë…

by Java News
26/01/2021 08:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senati i Shteteve të Bashkuara ka marrë zyrtarisht akuzën e ngritur kundër ish-Presidenti Donald Trump, i vetmi president në historinë e vendit ndaj të cilit ngrihen dy herë akuza. Anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, të emëruar nga Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi si prokurorë në gjyqin kundër ish-presidentit Trump, apo siç njihen: menaxherë për procesin gjyqësor, i dorëzuan akuzat të hënën në mbrëmje.

Ndaj ish-presidentit rëndon një akuzë e vetme: nxitja e dhunës, përmes retorikës së tij që rezultoi në sulmin e përgjakshën në Kapitol më 6 janar.

Nëntë ligjvënësit që do të kryejnë rolin e pales akuzuese, përshkuan sallën qendrore të Kapitolit, skenë e sulmeve të dhunshme më 6 janar, për të dorëzuar akuzën.

Senati, i ndarë barabar në vija partiake, do të duhej të votonte me shumicë të cilësuar – të paktën 2/3 e anëtarëve, ose të 50 demokratët dhe 17 republikanë për ta shpallur zotin Trump fajtor.

Një procedurë e ngjajshme u krye për gjyqin e parë ndaj zotit Trump janarin e kaluar.

Donald Trump është presidenti i vetëm i Shteteve të Bashkuara i akuzuar dy herë për t’u shkarkuar nga detyra dhe i pari që do të përballet me gjyqin, pas largimit nga detyra. Nëse Senati e shpall fajtor, kjo mund të rezultojë në një votë për t’i ndaluar atij mbajtjen e një posti zyrtar në të ardhmen.

Në bazë të një marrëveshje mes dy palëve, gjyqi nuk do të fillojë deri më 9 shkurt. Kjo i jep ish-presidentit Trump më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen dhe i jep mundësi Senatit të përqendrohet në konfirmimet e anëtarëve të Kabinetit.

Pas një fushate dy-mujore pretendimesh pa prova se kishte fituar në zgjedhje, zoti Trump më 6 janar u bëri thirrje përkrahësve të tij të “luftonin” për të përmbysur rezultatin. Më pas një turmë shkoi në Kapitol, duke detyruar ligjvënësit të ndërprisnin senacën, të fshiheshin në mjedise të sigurta dhe të shtynin për disa orë çertifikimin e fitores së zotit Biden.

Dhjetë anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve u bashkuan me Demokratët në votimin për ta akuzuar zotin Trump. Republikanë të shumtë, përfshirë udhëheqësin e tyre në Senat, Mitch McConnell, e kanë dënuar dhunën dhe e kanë kritikuar zotin Trump për nxitjen e saj.

Megjithëse shumë senatorë republikanë janë rezervuar në komente, nuk pritet që 17 prej tyre të votojnë për ta shpallur ish-presidentin fajtor.

Dy senatorë republikanë me peshë, Marco Rubio dhe Mitt Romney – shprehën qëndrime të kundërta të dielën në lidhje me vlerën e gjyqit në Senat për ish-Presidentin Republikan Donald Trump, i cili akuzohet për nxitje të rebelimit në sulmet e Kapitolit të SHBA nga qindra mbështetës të tij më 6 janar.

Zoti Rubio, një senator nga Florida, i tha emisionit “Fox News Sunday” se zoti Trump “mban përgjegjësi për një pjesë të asaj që ndodhi”, por shtoi se ai e kundërshton gjyqin e Senatit.

“Kjo thjesht do të na kthente tek ajo që kemi përjetuar gjatë pesë viteve të fundit dhe gjyqi do të ishte diçka e keqe për vendin, “tha ai.

“Ky nuk është një proces penal. Ky është një proces politik dhe do të nxisë ndasitë që kanë paralizuar vendin”, tha zoti Rubio.

Zoti Romney, një senator nga shteti Utah dhe ish-kandidat presidencial republikan në vitin 2012, i tha televizionit CNN se beson se “nxitja e rebelimit është një vepër e dënueshme. Nëse kjo nuk është e dënueshme, çfarë tjetër mund të ishte?”

Senatori Romney tha se ai beson se zoti Trump ishte “bashkëpjesëmarrës në një sulm të paparë ndaj demokracisë.”

“Nuk ka asnjë provë që këto zgjedhje të jenë vjedhur,” tha zoti Romney, duke iu referuar pretendimeve pa prova të ish-presidentit Trump. Gjyqi i Senatit fillon javën e 9 shkurtit.

Zoti Romney ishte i vetmi republikan që votoi për ta shpallur fajtor zotin Trump në gjyqin e tij të parë vitin e kaluar. Këtë herë janë disa republikanë që kanë thënë se janë të hapur për ta shpallur fajtor ish-presidentin për nxitje të rebelimit./VOA/

g.kosovari

Next Post
Parashkimi i motit, nis rritja e temperaturave pas shirave

Pandemia bllokoi turizmin/ 3.7 mln të huaj më pak hynë në vend. Gjysma e turistëve ishin nga...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In