• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Senati Italian/ Bushati: Sundimi i ligjit, vetting për të çrrënjosur korrupsionin

by Java News
26/10/2017 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senati italian zhvilloi sot seminarin e mbajtur nga Asambleja e Këshillit Parlamentar të Evropës (PACE). Temë e këtij takimi ishte “Promovimi i transparencës dhe përgjegjësisë për parlamentarët”. Të ftuar në këtë takim ishin deputetë e funksionarë të lartë të Parlamentit shqiptar, të Bosnje-Hercegovinës dhe Senatit italian.

Nga delegacioni shqiptar merrnin pjesë deputetë të mazhorancës të kryesuar nga Ervin Bushati, Kryetar i Delegacionit PACE, nënkryetarja e Parlamentit, Vasilika Hysi, dhe anëtarë të tjerë të Delegacionit PACE.

Fjalimin hapes të këtij eventi e mbajti Michele Nicoletti, deputet i Parlamentit italian dhe drejtues i delegacionit italian në PACE. Ndër të tjera, Nicoletti përmendi miqësinë e ngushtë dhe bashkëpunimin e përbashkët të dy vendeve ballkanike dhe përpjekjet e tyre të përbashkëta për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Demokracitë e reja siç janë ato të Shqipërisë dhe Bosnjës kanë ndjekur rekomandimet e GRECO-s dhe ne jemi të kënaqur me punën e deritanishme të këtyre dy vendeve, por ka ende shumë punë për bërë.

Kryetari i delegacionit shqiptar në PACE, Ervin Bushati në fjalimin përshëndetës foli për rëndësinë dhe nevojën e sundimit të ligjit në Shqipëri. Gjithashtu, ndër të tjera Bushati përmendi Vetingu-n që është jashtëzakonisht i nevojshëm dhe i detyrueshëm për të çrrënjosur korrupsionin dhe njerëzit e korruptuar në të gjitha shkallet e gjyqësorit shqiptar. Kjo është e nevojshme për të krijuar një imazh të ri të gjyqësorit, i cili më parë ka qenë i njollosur keqas. Suksesi i këtij ligji nisi që me votimin në Kuvend, ku u votua nga të gjithë deputetët, por ky është vetëm fillimi.

“Shqipëria ashtu si dhe vendet e tjera të Ballkanit janë pjesë integrale dhe në zemër të vlerave të përbashkëta Europiane. Vendi i tyre eshte sa me shpejt ne BE. Historia ka qene e padrejte me kete rajon, ndaj ne kerkojme mirekutpimin e partnereve tane europian qe te mbeshtesin hapat e shpejte ne kohen teper te limituar qe ne kemi pasur ne dispozicion per te zhvilluar shoqeri te lira te qeverisura nga sundimi i ligjit dhe harmonia demokratike”, -u shpreh Bushati.

Gjithashtu, pjese e delegacionit shqiptar ishte edhe nënkryetarja e Parlamentit Vasilika Hysi, e cila ne fjalen e saj permendi ecurine e legjilslacionit shqiptar qe prej vitit 2005 persa i perket konfliktit te interesit, e deklarimit te pasurise nga deputetet dhe funksionaret e kuvendit. Por edhe per punen qe duhet bere ne vazhdim, per te qene akoma me i qarte si ligj pasi ka lakuna e shume paqartesi. Gjithashtu Hysi diskutoi mbi dhuratat qe marrin dhe japin gjate ushtrimit te detyres deputetet. Nje tjeter ceshtje ishte dhe diskutimi mbi kodin e sjelles se deputeteve, ne te cilen po punohet bashkarisht me opoziten, per te krijuar nje imazh te ri te integritetit te deputetit shqiptar e sjelljes se tij ne Parlament.

Punimet e seminarit do te vazhdojne edhe diten e neserme, ku diskutimet do te vijojne mbi promovimin e integritetit ne qeverisje per te luftuar korrupsionin si dhe Imunitetin Parlamentar.

Pjesemarres Deputet te Kuvendit:

Ervin Bushati, kryetar i delegacionit PACE

Vasilika Hysi, Nenkryetare e Parlamentit

Oerd Bylykbashi,

Gent Strazimiri,

Pertrit Vasili,

Luan Rama,

Orieola Pampuri,

Eduard Shalsi,

Ulsi Manja,

Ermonela Valikaj(Felaj), Klotilda Bushka,

Almira Xhembulla,

Genci Gjoncaj, Sekretar i Pergjithshem i Kuvendit

ma.me

Next Post
Opozita demokratike në Venezuelë meriton çmimin Saharov

Opozita demokratike në Venezuelë meriton çmimin Saharov

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Republika e dyshimit

5 orë me drejtësinë

July 7, 2026
Rama “shuan” zërat: Shteti dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, jo 50 mln siç pretendohet!

Rama “shuan” zërat: Shteti dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, jo 50 mln siç pretendohet!

July 7, 2026
Salla reagon pas videos së Berishës me fermerët: Pamjet nuk janë nga Shqipëria, përpjekje për të mashtruar opinionin publik

Salla reagon pas videos së Berishës me fermerët: Pamjet nuk janë nga Shqipëria, përpjekje për të mashtruar opinionin publik

July 7, 2026
Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Nënë e bijë humbën gjymtyrët, familjarja rrëfen dramën: Barriera përshkoi autobusin mes për mes

Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Nënë e bijë humbën gjymtyrët, familjarja rrëfen dramën: Barriera përshkoi autobusin mes për mes

July 7, 2026
“Në protestë janë kryer shtatë vepra penale”, analisti: Pjesëmarrja është zbehur, kauzat dhe kërkesat ua mori PD-ja

“Në protestë janë kryer shtatë vepra penale”, analisti: Pjesëmarrja është zbehur, kauzat dhe kërkesat ua mori PD-ja

July 7, 2026
Lamallari-Policisë së Shtetit: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj!

Lamallari-Policisë së Shtetit: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj!

July 7, 2026
Erdogan pas takimit me Trump: Do të ndërmarrim hapa për paqen në Gaza dhe Ukrainë!

Erdogan pas takimit me Trump: Do të ndërmarrim hapa për paqen në Gaza dhe Ukrainë!

July 7, 2026
“Negociatat s’duhet të pengohen”, Rama: Dialogu është rruga për të trajtuar shqetësimet e qytetarëve

Rama: Policisë së Shtetit i shtohen motoçikleta të financuara nga pasuritë e konfiskuara të krimit të organizuar

July 7, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kur “dashnorët” e natyrës përdoren kundër natyrës

July 7, 2026
“Në botën e çudirave…”, këshilltari socialist sulmon Koçekun: Patronazhistët të çuan në Kuvend, mos i përbuz!

“Në botën e çudirave…”, këshilltari socialist sulmon Koçekun: Patronazhistët të çuan në Kuvend, mos i përbuz!

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In