• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sëmundjet e zemrës në rritje/ Mjeku Vargu: Pini sa më shumë ujë, ata mbi 40 vjeç të marrin një aspirinë në ditë

by Java News
11/08/2020 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Sipas një studimi të Eurostat dhe Instat, rezulton se Shqipëria renditet e pesta në Europë sa i takon numrit të vdekshmërisë që vjen prej sëmundjeve të zemrës dhe tensionit, me 53.7% të totalit të vdekjeve. Mjeku kardiolog Petrit Vargu tha se në 30 vitet e fundit shqiptarët kanë ndryshuar plotësisht stilin e jetës, duke u bërë më dembelë dhe duke u ushqyer keq.

Sipas tij, rritja e mirëqenies ekonomike për disa, por edhe shtimi i stresit ka çuar në prishjen e strukturës së mënyrës së jetesës. “Papritur dhe pa e kuptuar kemi ndryshuar mënyrën e jetesës, jemi bërë më dembelë, kujdesemi më pak për veten, më shumë për punën. Kemi shkatërruar dietën, pasi tani njerëzit kanë më shumë mundësi financiare dhe disa e gjejnë mundësinë të hanë nëpër restorante. Më parë kishim një varfëri dinjitoze.

Udhëtojmë më shumë me makinë dhe kur nuk ke edukatën e duhur ndodh që e gjithë struktura e mënyrës së jetës së popullsisë është prishur. Një shqiptar sot ka një gjendje ankthi dhe stresi më të madh se përpara. Kjo rrit kortizonin, i cili rrit nivelin e inflamacionit duke çuar në krijimin e trombozave që sjellin sëmundje ishemike. Kemi një ndryshim në mënyrën si ushqehemi, ne më shumë hamë se sa ushqehemi.

Kjo sjell rritje të kolesterolit në gjak. Kemi rritur edhe sasinë e ushqimit, ngaqë kemi më tepër, por edhe për shkak të stresit”, tha mjeku.

Ai rekomandoi që shqiptarët si popull mesdhetar duhet t’i kthejnë sytë nga dieta mesdhetare, teksa këshilloi që të konsumohen sa më shumë fruta, perime, disa kokrra fruta të thata në ditë dhe vaj ulliri.

“Për këtë jetë sedentare që bëjmë duhet të pimë shumë ujë dhe për moshat mbi 40 vjeç të shtojmë një aspirinë në ditë”, tha mjeku./ tch

g.kosovari

 

Next Post
E trishtë/ Humb jetën policja shtatzënë, nuk e fitoi betejën me koronavirusin

E trishtë/ Humb jetën policja shtatzënë, nuk e fitoi betejën me koronavirusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com