• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

by E S
18/03/2026 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria renditet ndër vendet me nivel të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës, sipas të dhënave të fundit të Instat dhe Eurostat. Statistikat tregojnë se 52.9% e vdekjeve në vend lidhen me problemet kardiovaskulare, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian kjo shifër është 32.8%, pra gati dy herë më e ulët.

E ftuar në studion e emisionit “Në Kohë Reale” në RTSH, mjekja kardiologe Engjëllushe Hasani tha se faktorët e stilit të jetesës po ndikojnë ndjeshëm.

Për të rinjtë nën moshën 40 vjeç, sipas mjekes, mungesa e aktivitetit fizik është një nga elementët kryesorë. Po ashtu ndikojnë edhe mbipesha dhe përdorimi i drogave.

“Të rinjtë, mosha nën 40 vjeç janë me risk minimal. Faktorë që ndikojnë janë mungesa e aktivitetit fizik. Gati 80% e të rinjve nuk bëjnë aktivitetin fizik të rekomanduar nga OBSH. Edhe mbipesha ndikon. Është shtuar sëfundimi edhe përdorimi i drogave që po ndikon goxha në zemër, gjithmonë flasim për moshën nën 40 vjeç. Nëse ndryshon stilin e jetesës, e minimizon rrezikun. Një nga elementët që ne ngulim këmbë dhe i themi pacientëve është që 80% e sëmundjeve kardiovaskulare parandalohen dhe këtu hy dieta e shëndetshme, aktiviteti fizik, marrja e duhur e medikamenteve për ata që janë me terapi”, u shpreh Hasani.

Një tjetër problem i evidentuar, sipas mjekes, është edhe mungesa e ndërgjegjësimit. Hasani thekson se shumë pacientë me çrregullime të yndyrave nuk e dinë që e kanë këtë problem, pasi nuk kryejnë analiza të rregullta.

“Ne kemi vënë re që të sëmurët që kanë çrregullime të yndyrave, vetëm gjysma e individëve e dinë që e kanë këtë problem. Nuk bëjnë analiza duke qenë që është një faktor rreziku që nuk jep dhimbje dhe këtu dalim te edukimi i ulët shëndetësor”, theksoi mjekja.

Next Post
Aksidentet rrugore me pasoja fatale/ Ekspertët: Këmbësorët dhe mos zbatimi i rregullave, dy nga shkaqet

Aksidentet rrugore me pasoja fatale/ Ekspertët: Këmbësorët dhe mos zbatimi i rregullave, dy nga shkaqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
“Dëme të mëdha materiale”, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit në Katar pas sulmeve nga Irani

“Dëme të mëdha materiale”, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit në Katar pas sulmeve nga Irani

March 18, 2026
Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

March 18, 2026
“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

March 18, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

March 18, 2026
“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In