• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sëmundja që po përhapet në sy/ Kalo apel qytetarëve: Ruhuni jo vetëm nga COVID!

by
30/12/2021 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku i njohur, profesor Tritan Kalo u ka bërë apel qytetarëve të ruhen nga ajo që cilësohet si ‘gripi i syrit” dhe po përhapet me shpejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale, Kalo shkruan se nuk duhet të anashkalohet fakti se virusi Sars-Cov2/Covid-19 mundet të manifestohet me një keratokonjuctivites, ose edhe vetëm me një prekje të konjunktivës.

“Kohë kovidiane…30.12.2021…Një RIKUJTESË në kontekstin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….”Keratoconjunctivitis”, një sëmundje për të cilin po flitet sot shpesh nën okelion “gripi i syrit”, është një proçes inflamator, i cili përfshin njëkohësisht konjuktivën, apo shtresën e jashtme veshëse të syrit (“Conjunctivitis”), dhe kornenë sipërfaqsore (“Keratitis”), me origjinë virale, bakteriale, autoimune, toksike dhe alergjike….Rreth 6.000.000 individë me Keratokonjunctivitis, paraqiten për ndihmë mjeksore çdo vit në ShBA….Rreth 40% e rasteve të tyre në tërësi janë me origjinë ALERGJIKE, dhe vërehen më shpesh në fëmijët e moshës para shkollore e shkollore të moshës 4-7 vjeç, por një dukuri e tillë mundet të observohet nga mosha 5 muajshe deri në grup moshat mbi 30 ose 40 vjeçare….

Përsa i përket shkaktarëve INFEKSIOZË: 1- Keratokonjuktivitet VIRALE janë më të shpeshtat pavarësisht moshës së të sëmurit, dhe përbëjnë 70-75% të Keratokonjuktiviteve infeksioze. Rreth 90%e tyre shkaktohen nga Adenoviruset dhe viruset e tjerë si Enteroviruset, Herpes simplex dhe Herpes zoster. 2- Keratokonjunktivitet BAKTERIALE vërehen më shpesh në moshat pediatrike, dhe përbëjnë rreth 50% të keratokonjunktiviteve infeksiozë në këto mosha….Në këto “Kohë kovidiane”, të mos anashkalohet fakti se virusi Sars-Cov2/Covid-19 mundet të manifestohet me një KERATOKONJUNCTIVITIS (ose edhe vetëm me një prekje të konjunktivës : “Conjunctivitis”), në kuadrin e rreth 98 ( nëntëdhjetë e tetë) shënjave klinike të ndryshme të observuara deri më tash, në milionat e të sëmurëve të prekur gjatë kësaj “flame mbarëbotërore”, ose mundet të jetë e vetmja shënjë e këtij infeksioni viral…Konjunktivitet dhe Keratokonjunktivitet janë observuar në të gjitha variantet virusit Sars-Cov2/Covid-19, POR ato po observohen edhe më shpesh në dy variantet më në qarkullim të tij Delta dhe Omikron…

Bashkëngjitur janë fotot e tre rasteve të Konjunktiviteve apo Keratokonjunktiviteve të observuara personalisht, në të sëmurët e trajtuar nga unë për Covid-19….Mjekimi standart i një Konjunktiviti apo Keratokonjnktiviti bazohet: në Higjenën e kujdesëshme të fytyrës, si dhe në Trajtimin topik/lokal me antinflamatorë, përzierja antibakteriale dhe kortikosteroide (Tobradex me pika), me pomadat oftalmike me Tobradex, Aciklovir, Doxicyclin, Rifampicin, etj…NË ASNJË RAST VETMJEKIM, por konsultë e menjëhershme me mjekun e familjes dhe atë specialist….Together forever!!!”, shkruan Kalo ne reagimin e plote te tij.

 

/b.h
Next Post
Përjashtimi/ Basha: Vendimi që mora ishte i drejtë, por nuk pështy mbi Berishën

Ultimatumi i Berishës për të liruar selinë/ Basha: S'ka për të ndodhur asgjë, gati për çdo skenar. Grupi "non grata" do zgjerohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com