Ministria e Bujqësisë përmes sistemit veterinar që është i shtrirë në të gjithë vendin, ka në kontroll të plotë situatën epizotike, të sëmundjeve të rëna në blegtori.
Drejtoria e Bujqësisë së qarkut të Elbasanit bën me dije se janë marrë të gjitha masat për dezinfekimin e fermave dhe mbylljen e tregjeve, ku u kostatua një vatër infeksioni në kafshët belgtorale, gjithashtu janë djegur dhe groposur kafshët e dyshuara të prekura.
“Fermeri e dallon shumë lehtë një kafshë të sëmurë, ne jemi gjithmonë aty për të dhënë asistencën dhe për të vepruar në mënyrë korrekte sipas ligjit”, thotë Fatmir Ozuni, shef i Shërbimit Veterinar në Elbasan.
Drejtoria e Bujqësisë u bën thirrje blegtorëve të njoftojnë menjëherë në rast të evidentimit të simptomave tek kafshët. Ndërsa u bën apel konsumatorëve që të blejnë prodhime blegtorale dhe mishi vetëm në qendrat e kontrolluara nga shërbimi veterinar.