• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sëmundja e gjedhëve, Panariti: Situata nën kontroll, nuk ka rrezik nga konsumi i mishit

by A R
21/11/2016 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka qenë sot në studion e opinion në News24 ku ka folur për situatën aktuale të bagëtive të prekura nga dermatoza nodulare, që mbetet ende një sfidë për autoritetet shqiptare.

Megjithatë ministri Panariti ka qetësuar popullatën duke theksuar se në Shqipëri nuk është situatë emergjence. Ai foli për një problematikë të dalë nga terreni, mosbindjen e fermerëve për vaksinimin e bagëtive si dhe mbajtjen në kushte të këqija si ushqimore ashtu edhe higjieno-sanitare të kafshëve.

“Rastet e shpërthimit të infeksionit nuk kanë të bëjnë vetëm me vaksinën por është një kompleks faktorësh. Ne kemi patur vështirësi edhe për t’i bindur fermerët për t’i vaksinuar kafshët para se të sëmuren se po u sëmurën është e kotë. Ambienti i ndotur e bën kafshën më pak imune. Një kafshë e kequshqyer që mbahet në kushte të mjerueshme, me bajga, insekte etj. sigurisht është e ekspozuar ndaj infeksioneve. Unë në krye të një ekipi të ministrisë së bujqësisë, kemi krijuar një ekip që rri non stop në Lushnjë dhe në Elbasan.  Aty po përqendrohemi fillimisht me trajtimin me antibiotikë të kafshëve të prekura për të shmangur infeksionet dytësore dhe me preparate për ulje të temperaturës sepse në 42 gradë kafsha ngordh. Ne jemi përqendruar në trajtimin e vatrave ku kemi infeksion. Sigurisht po avancojmë edhe me vaksinimet në kafshët e shëndosha”, tha Panariti.

Ministri theksoi se Shqipëria ka qenë në radhë, për marrjen e vaksinave pasi është vetëm një qendër në Afrikën e Jugut dhe se vaksinat e tjera vijnë javën e ardhshme.

“Jemi në radhë me vendet e tjera sepse ka vetëm një qendër në Afrikën e Jugut, ku prodhohet. Unë mora garanci që javës tjetër do vijnë dozat e mjaftueshme.
Ne kemi kryer aktualisht 250 mijë vaksinime. Mbeten edhe 100 e ca mijë krerë. Është një sfidë e hapur edhe në vitet në vijim. Izraeli ka 5 vite që është prekur nga kjo sëmundje.
Ne duhet të ruajmë qetësinë dhe duhet që fermerët të na binden. Pavarësisht se kafsha mund të duket e shëndoshë ne duhet të kryejmë fushatën profilaktike. Kërkojmë të ulim mortalitetin e kafshëve. Nga 30% që është mundësia t’i mbajmë në këmbë, pa mjekim bie në 2-3%. Insektet janë transmetues të viruseve”, tha Panariti.

Ministri i Bujqësisë ka bërë edhe një apel për të gjithë qytetarët, se mishi apo produktet e tjera nga bagëtitë e prekura nga dermatoza nodulare nuk kanë rrezik për konsumim.

“Dua të bëj edhe një apel publik: Nuk ka asnjë lloj rreziku nga konsumi i qumështit apo mishit. Nuk bëhet fjalë për kafshët e ngordhura. Por një kafshë që është e prekur nga dermatoza dhe është në prodhim dhe vendoset të pritet nuk paraqet asnjë rrezik sepse nuk prek njeriun”, theksoi Panariti./a.m.

Next Post
FOTO/ Ky është stadiumi më i veçantë në botë por…

FOTO/ Ky është stadiumi më i veçantë në botë por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fredi Beleri kundër Shqipërisë në Prezantimin e draft-raportit në PE

Fredi Beleri kundër Shqipërisë në Prezantimin e draft-raportit në PE

February 26, 2026
Shërbim Prove….

Edi Rama, foli si kryeministër

February 26, 2026
U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

February 26, 2026
Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

February 26, 2026
Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

February 26, 2026
“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

February 26, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

February 26, 2026
Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

February 26, 2026
VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

February 26, 2026
Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti del nga rruga/ Shoferi në gjendje të rëndë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Thumanë-Milot, arrestohet shoferi i kamionit

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In