• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Selfie”-t kanë rezultuar katastrofë për jetën e mbi 250 personave

by Java News
04/10/2018 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 250 persona në mbarë botën kanë humbur jetën duke bërë “selfie” në 6 vitet e fundit, sipas një studimi të kryer nga “All India Institute of Medical Sciences”, një grup kolegjesh mjekësore publike me seli në Nju Delhi.

Gjetjet, që analizuan raportimet informative të të paktën 259 vdekjeve të lidhura me një “selfie” nga tetori i vitit 2011 deri në nëntor të vitit 2017, u publikuan në numrin e muajve korrik-gusht të “Journal of Family Medicine and Primary Care”.

Nga 259 vdekjet, studiuesit zbuluan se shkaku kryesor ishte mbytja, pas incidenteve ku përfshiheshin mjete transporti, – si shembull, bërja e një “selfie” përpara trenit që afrohet, – apo rëniet nga lartësitë. Shkaqe të tjera të vdekjeve të lidhura me “selfie”-t përfshijnë kafshët, armët e zjarrit apo rënia në korrent.“Vdekjet pas një ‘selfie’ janë bërë një problem madhor i shëndetit publik”, thotë Agam Bansal, autori kryesor i studimit, për “Washington Post”.

Megjithëse studimi arriti në përfundimin se India kishte numrin më të lartë të vdekjeve se çdo vend tjetër në botë, raportime të shumta incidentesh fatale prej “selfie”-ve vijnë gjithashtu nga Rusia, Shtetet e Bashkuara apo Pakistani.

Bansal thekson se, edhe pse thjesht veprimi i të bërit të një “selfie” nuk është vdekjeprurës në vetvete, rreziku shtohet kur njerëzit vendosin të ndërmarrin rreziqe në përpjekje për të bërë foton perfekte.

“Nëse dikush qëndron në vend dhe përpiqet të bëjë një foto me një personazh të famshëm apo diçka tjetër, kjo nuk është e dëmshme, – tha ai. – Por, nëse ‘selfie’ është i shoqëruar me sjellje të rrezikshme, kjo është ajo që i bën ‘selfie’-t të rrezikshme. Ajo që më shqetëson mua më shumë është shumica janë shkaqe të parandalueshme vdekjeje”, përcjell TCh.

Bansal shtoi se, shqetësim tjetër për të ishte fakti sesa shumë fatalitete të lidhura me “selfie”-t përfshijnë të rinjtë. Më shumë se 85 për qind e viktimave kanë qenë të grupmoshave 10-30 vjeç, shpjegon Bansal.

“Këta formojnë të ardhmen e një kombi. Në atë moshë, shumë prej tyre nuk kanë arritur të kuptojnë se cilat janë objektivat e tyre, nuk dinë madje se çfarë duan të bëjnë apo të bëhen. Janë thjesht në lulëzimin e jetës së tyre”. (b.an)

Next Post

PD & LSI e padisin për Nuhun, Rama: Gati të hetohem, po pres t'i dalë fundi 'Babaleve'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

March 4, 2026
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

March 4, 2026
Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In