• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD & LSI e padisin për Nuhun, Rama: Gati të hetohem, po pres t’i dalë fundi ‘Babaleve’

by Java News
04/10/2018 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë paditur në prokurori kryeministrin Edi Rama.

Këtë të enjte kryetari grupit të PD, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili kanë dorëzuar një padi në Prokurorinë e Tiranë ndaj kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar për “kanosje” “moskallëzim krimi”.

Padia e opozitës lidhet me denoncimin e ish-oficerit të Fushë Krujës, tashmë në arrati, Emiljano Nuhu

Opozita e akuzon Ramen për veprat penale: “Kanosje për shkak të detyrës”, “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “kanosje për të mos kallëzuar”.

Por i menjëhershem ka qenë reagimi i Ramës. Shefi i qeverise deklaron me ironi se eshte gati te hetohet per heroin e filmint Babale 2. Rama ka ironizuar Vasilin dhe Spahon duke i quajtur gjysmagjela të opozitës së shpërndarë

“Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2. I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon”, shkruan Rama.

Sipas PD dhe LSI, nga deklarimi publik i Kryeministrit Edi Rama më datë 29.09.2018, arrihet në konkluzionin se:

a) Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet deklarimit të tij publik, ka patur për qëllim jo vetëm manipulimin e opinionit publik mbi çështjen, por mbi të gjitha intimidimin dhe paracaktimin e rezultatit të hetimit nga organet ligjzbatuese, me synimin për të penguar zbulimin e të vërtetës.

b) Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet deklarimit të tij publik, ka patur për qëllim kanosjen mafioze ndaj Nënkomisarit Emiljano Nuhu, me synimin për ta friksuar që të mos flas më tej.

c) Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet deklarimit të tij publik, ka patur për qëllim kanosjen mafioze ndaj çdo punonjësi të Policisë së Shtetit që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, me synimin që ato të mos dëshmojnë dhe të mos tregojnë të vërtetën, por të heshtin.

Sikurse, nga hetimi i SHÇBA dhe këqyrja e pamjeve filmike në ambientet e komisariatit të Fushë Krujës, as Nuhu por as edhe personat e akuzuar prej tij nuk rezultojnë të kenë qenë në stacionin e policisë së Fushë Krujës në datën 21 korrik, siç pretendon oficeri se është kanosur me armë në kokë nga Xhelal Rraja, vëllai i deputetit Rrahman Rraja, për të lënë të lirë djalin e tij, Rexhep Rraja i kallëzuar për ushtrim dhune nga ish e dashura, Xhisiela Maloku.

a.ç

Next Post
Banka Botërore: Punësimi po redukton varfërinë në Shqipëri

Banka Botërore: Punësimi po redukton varfërinë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skema e dyshuar e tjetërsimit të 44 mijë metër katror tokë në Fier, si u zbulua mashtrimi që çoi në pranga ish-zyrtarët

Skema e dyshuar e tjetërsimit të 44 mijë metër katror tokë në Fier, si u zbulua mashtrimi që çoi në pranga ish-zyrtarët

November 13, 2026
Gripi i shpendëve H5 zbulohet në një rezervat natyror në Hong Kong, shtohen masat e sigurisë dhe monitorimit

Gripi i shpendëve H5 zbulohet në një rezervat natyror në Hong Kong, shtohen masat e sigurisë dhe monitorimit

November 13, 2026
Diabeti “marshon” pa u ndalur, mjekët japin alarmin: Çdo vit diagnostikohen deri në 10 mijë raste të reja

Diabeti “marshon” pa u ndalur, mjekët japin alarmin: Çdo vit diagnostikohen deri në 10 mijë raste të reja

November 13, 2026
Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

Negociatat me BE-në, Gjipali zbulon kapitujt ku Shqipëria ka më shumë vështirësi

November 13, 2026
Skandali, komediani i njohur akuzohet për abuzime seksuale ndaj disa grave

Skandali, komediani i njohur akuzohet për abuzime seksuale ndaj disa grave

November 13, 2026
Pse 13 nëntori 2026 u përfol si dita e fundit e botës? / Historia e profecisë që alarmoi miliona njerëz

Pse 13 nëntori 2026 u përfol si dita e fundit e botës? / Historia e profecisë që alarmoi miliona njerëz

November 13, 2026
Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

November 13, 2026
Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

FOTO/ Vila, hotele dhe pagë 46 mijë euro! Demalia:Pasuria e Tritan Shehut dhe korrupsioni i vjetër që SPAK nuk e sheh

November 13, 2026
‘Luftë’ spiunazhit dhe hakerave, Gjermania i jep kompetenca të reja shërbimit sekret

‘Luftë’ spiunazhit dhe hakerave, Gjermania i jep kompetenca të reja shërbimit sekret

November 13, 2026
24-vjeçari vlonjat prej dy ditësh i zhdukur! Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

24-vjeçari vlonjat prej dy ditësh i zhdukur! Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In