Enrique Iglesias është një ndër këngëtarët më të pëlqyer nga publiku.
Ai është shumë aktiv me koncerte sa një shtet në një shtet tjetër të botës.
Së fundmi, Enrique ka kënduar në Selanik të Greqisë, ku ka elektrizuar skenën.
Mirëpo, në një moment gjatë performancës së këngëtarit një fans i ka hedhur në skenë flamurin shqiptar dhe Enrique e ka marrë dhe e ka valëvitur disa herë.
Ky gjest ka lumturuar të gjithë shqiptarët, të cilët nuk kanë nguruar ta fotografojnë.
Edhe moderatorja Fjodora Fjora nuk e ka shmangur këtë moment. Ajo e ka postuar foton e Enriques në Instastory duke shkruajtur: ‘Ja dhe Enrique kuq e zi’.