• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Selami sulmon Bashën: Je i izoluar ndërkombëtarisht! PD duhet të fitojë besimin e SHBA dhe BE

by Java News
14/07/2017 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kandidati për kryetar i PD-së, Eduard Selami në turin e takimeve me demokratët në Kukës, Has dhe Tropojë deklaroi se PD ka emergjencë rikthimin e besimit tek ndërkombëtarët, duke theksuar se me përjashtim të vitit 1997, lidershipi aktual është më i izoluar se kurrë.

“Hajde të hapim një dialog vlerash me gjithë shtresat dhe qytetarët, ta kthejmë PD në një parti popullore jo thjesht të qendrës së djathtë, por dhe me gjerë. Të rikthejmë besimin me partnerët tanë ndërkombëtarë që sot nuk e kemi. Me përjashtim të vitit 97, lidershipi i PD sot është më i izoluar se kurrë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Na dolën kundër në menyrën më flagrante për shkak të gabimeve tona”, tha Selami.

Selami i kërkoi ndjesë për braktisjen e padrejtë që iu është berë shtresave si ish-të përndjekurve dhe ish-pronarëve dhe premtoi se do ndjekë një politikë krejt ndryshe për rikthimin e tyre.

“Do t’i kërkojmë ndjesë e do t’i rikthehemi shtresave të persekutura, të perndjekurve poltike. Jemi shkëputur prej tyre, edhe ish-pronarëve, po kështu dhe rininë. E shikojmë shumë pak rininë! Pse? Sepse nuk arrimë t’i japim shpresë. Më thonë që rinia nuk është ajo e viteve 90’. Jo nuk ka ndryshuar aspak, por ne nuk mund ta tërheqim rininë vetëm me traditën krenare të luftës kundër komunizmit! Ti rininë mund ta tërheqësh sot me një nivel konkurues dhe bashkëkohor, mund t’i ofrosh një të ardhme më të mirë këtu, t’i ofrosh mundësinë ta bëjmë Shqipërinë sëbashku, t’i ngushtosh distancën me perëndimin” tha Selami.

Në takim me demokratët e veriut, Selami tha se Basha perfaqëson një model të dështuar.

“Kur u ktheva nga Amerika ne vitin 2013, kam qënë shume afër vendosjes së kandidaturës për kryetar partie. Por u takova me zotin Basha, dhe i thashë kush ishte ambicja ime, pikërisht ta ktheja PD, në parti bashkohore, të ktheja demokracinë. Pa mbaruar une, zoti Basha, vazhdonte fjalinë time. Dhe me të vërtetë e kam falenderuar. Thashë sa mirë një i ri i edukuar jashtë, vjen për të kontribuar. Thashë hajde ta bëjmë sebashku dhe tërhoqa kandidaturën, sepse mendoja që kandidatura e Bashës është më e mirë në atë kohë, por gjerat rrodhën ndryshe”, tha Selami.

ma.me

Next Post
Angela Merkel dhe dashnorët e saj ballkanikë

Jugosllavia e re? Rama: Kjo është broçkulla më e madhe! (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Tenderat’, 35 vite burg, po për 30 të vrarët në Gërdec e 21 janar sa jep SPAK?

February 27, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Riformatimi i qeverisë si mekanizëm akumulimi pushteti

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

February 27, 2026
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

U bëri thirrje amerikanëve të mos frekuentojnë disa lokale në Tiranë, ambasada sqaron deklaratën

February 27, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

February 27, 2026
Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

February 27, 2026
A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

February 27, 2026
Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

February 27, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Të gjithë të mërzitur nga qeveria e re, përveç SPAK

February 27, 2026
Paralajmërimi i ministrit polak: Të përgatitemi për luftë, mund të shohim atë që kanë parë gjyshërit tanë

Paralajmërimi i ministrit polak: Të përgatitemi për luftë, mund të shohim atë që kanë parë gjyshërit tanë

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In