• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Selami rrëzon Bashën: Po e çon PD keq e më keq me statutin e ri! Tërhiqe!

by Java News
29/04/2018 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryetari i Partisë Demokratike Eduard Selami ka “shpërthyer” ndaj kryedemokratit Lulzim Basha duke e konsideruar si një lider që ka gënjyer demokratët. Gjatë fjalës së tij Selami tha se problemi i PD është demokracia brenda partisë. Duke iu drejtuar kryetarit të PD, ndër të tjera Selami tha se Basha ka humbur 2 zgjedhje rresht dhe nuk ka bërë asnjë analizë. “Edhe në momentet më të vështira kur jemi ndarë me njeri-tjetrin, gjithmonë na kanë bashkuar vlerat e përbashkëta.

Ne u bëmë shpresa e të rinjve shqiptarë dhe për të thënë të vërtetën nuk ka krenari më të madhe për ne. PD ishte atëherë promotore e integrimit.

Ka një përputhje që kur PD ka qenë parti e vlerave, Shqipëria ka ecur përpara.

PD nuk ka pasur problem statuti. Nga 1995 ka problem me demokracinë e brendshme, ka problem me respektimin e statutit, jo me statutin.

Në dhamë disa premtime të cilat nuk gjenden në projekt statut. Premtimi që ju dhatë që pas asaj fushate pas humbjes, do bënim një analizë të thellë. Janë tre humbje rresht. Që nga 1995 kemi një rekord shumë të keq, jemi 50%, 2 herë më pak në pushtet se PS-ja. Sepse nuk kemi vepruar si PD. Fatkeqësisht akoma po nxitojmë.

Ky është statuti më i keq që ka pasur PD. U premtua që do votojnë anëtarët se kush do i përfaqësojë në këshillat bashkiakë, por kjo nuk është e vërtetë pasi ajo do të jetë propozim nga kryetari dhe më pas do votojë anëtarësia”, tha Selami.

“U tha se ishin anëtarët e PD-së ata që do të votonin se kush do i përfaqësonte në Parlament. Nuk do të jetë kështu. Prapë kryetari do t’i zgjedhë. Në vitin 1995 keni kërkuar ikjen time dhe shkoi aty ku shkoi Shqipëria. Me këtë statut, Partia Demokratike do të shkojë më keq akoma”, theksoi Selami.

“Ky statut nuk është statut bashkimi, por përjashtimi. Është fyerje për mua që në dy nene përdoret disa herë fjala përjashtim”, shtoi Selami.

FJALA E SELAMIT

Edhe në momentet më të vështira kur jemi ndarë me njeri-tjetrin, gjithmonë na kanë bashkuar vlerat e përbashkëta. Ne u bëmë shpresa e të rinjve shqiptarë dhe për të thënë të vërtetën nuk ka krenari më të madhe për ne. PD ishte atëherë promotore e integrimit. Ka një përputhje që kur PD ka qenë parti e vlerave, Shqipëria ka ecur përpara.

PD nuk ka pasur problem statuti. Nga 1995 ka problem me demokracinë e brendshme, ka problem me respektimin e statutit, jo me statutin. Në dhamë disa premtime të cilat nuk gjenden në projekt statut. Premtimi që ju dhatë që pas asaj fushate pas humbjes, do bënim një analizë të thellë. Janë tre humbje rresht. Që nga 1995 kemi një rekord shumë të keq, jemi 50%, 2 herë më pak në pushtet se PS-ja. Sepse nuk kemi vepruar si PD. Fatkeqësisht akoma po nxitojmë.

Ky është statuti më i keq që ka pasur PD. U premtua që do votojnë anëtarët se kush do i përfaqësojë në këshillat bashkiakë.

Janë anëtarët e PD që do e votojnë kush do i përfaqësoje në këshill bashkiak, në palrament dhe kjo nuk është në statut, prapë kryetari do i zgjedhi, do jetë lista e kryetarit prapë. Unë e kam thënë…(fishkellehet) Selami pergjigjet: Ç’punë ka Rama me statutin mor vlla, do që unë të iki? Unë s’kam ndër mend të iki se në 95 kërkuat ikjen time dhe vajti ku vajti Shqipëria”.

Ky është momenti, e ka kthyer PD në shërbim të një njeriu të kryetarit. Zoti Basha, lidershipi s’është pushtet dhe pozitë, është vlera, morali. Ky nuk është statuti i bashkimit, është i përjashtimit, fjala përjashtim në statut përmendet disa herë.

Në prill shkarkoi 22 kryetarë dege, e morëm vesh nga tv, s’u hapi as telefonin, tani s’do quhet më shkelje statuti tani e ke me statut ti shkrije.

Për këtë brohorisni ju? Shumë keq, mos mendoni se unë ju drejtohem vetëm ju, i drejtohem edhe demokratëve që janë aty jashtë, të heshtur.

Zoti Basha tërhiqe këtë statut, mbaj premtimin, hape PD-në, bëj analizën e humbjeve, e treta për PD, dhe kjo punë vetëm do vazhdojë nëse vazhdon kështu. PD do mbijetojë nëse do largoheni.

Nje demokrat duke kritikuar Selamin
Nje demokrat duke kritikuar Selamin

Faktet treguan një video duke vjedhur votat brenda nesh. Mund të jetë një nga ata që bërtasin. Si mund të jemi ne partia e lirisë dhe demokracisë kur vidhen votat brenda nesh? A doni ta bëni si në 1995? Bëjeni. Unë jam këtu për të treguar se kjo nuk është rruga për PD-në, as për opozitën, as për të djathtën. As për Shqipërinë”.

Next Post
Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Mbrojtjes mbjellin pisha për 42 ushtarët dëshmorë

Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Mbrojtjes mbjellin pisha për 42 ushtarët dëshmorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç riemëron Ana Brnabiç si kryeministre të Serbisë: Nuk do ta ketë mandatin të plotë

“Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit” / Brnabiç ngre alarmin pas fitores së studentëve: Ka nisur terrori revolucionar

October 28, 2026
“M’u lutën që të bëhesha zëvendëskryeministër”- Braçe: Nuk e shikoj Bashkinë e Tiranës si ofiq, por si vend pune! S’dua të bëhem Kryeministër

VIDEO / Braçe paralajmëron tregtarët për uljen e taksave: Përfitimi t’u shkojë qytetarëve, jo në xhepat tuaj!

October 28, 2026
Frikë në Elbasani-Partizani, lojtari bie pa ndjenja në fushë!

Frikë në Elbasani-Partizani, lojtari bie pa ndjenja në fushë!

October 28, 2026
Itali, gjykatat lirojnë kryeanarkistin Youssef, marokeni akuzohet se drejtoi dhunën në protesta! Proteston ashpër Meloni

Itali, gjykatat lirojnë kryeanarkistin Youssef, marokeni akuzohet se drejtoi dhunën në protesta! Proteston ashpër Meloni

October 28, 2026
Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Kroacia i riu shqiptar

EMRI/ Në kërkim nga SPAK për dosjen “Revanshi”, ekstradohet nga Gjermania anëtari i grupit kriminal! Ndihmoi në vrasjen e vitit 2020

October 28, 2026
Javët e dhunshme goditën turizmin, anulohen rezervime nga të huajt në Durrës!

Javët e dhunshme goditën turizmin, anulohen rezervime nga të huajt në Durrës!

October 28, 2026
Trump lë të hapur mundësinë e ndërhyrjes për krijimin e një qeverie uniteti në Izrael

Trump lë të hapur mundësinë e ndërhyrjes për krijimin e një qeverie uniteti në Izrael

October 28, 2026
Presidenti izraelit iu bën thirrje partive të bëjnë gjithçka për të shmangur zgjedhjet e reja

Presidenti izraelit iu bën thirrje partive të bëjnë gjithçka për të shmangur zgjedhjet e reja

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkak dyshohet gabimi njerëzor! Të paktën 68 viktima nga përplasja e trenave

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkak dyshohet gabimi njerëzor! Të paktën 68 viktima nga përplasja e trenave

October 28, 2026
Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!

U transferua befasisht nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Veliaj i bën kërkesë zyrtare institucioneve: Dua urdhrin dhe arsyen e këtij vendimi!

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In