Ish-deputeti dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami, ka reaguar për protestat dhe episodet e dhunës të ditëve të fundit, duke thënë se situata i shkakton “trishtim të madh”.
Selami shprehet kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se “duhet të ishte larguar me kohë”, por njëkohësisht dënon dhunën si mjet politik.
“Trishtim i madh. Mendoja se e kishim kaluar këtë fazë. Rama duhet të ishte larguar me kohë, por dhuna nuk është zgjidhje dhe duhet dënuar”, shkruan Selami.

