• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Selami i kërkon votën Bashës: Ke humbur besimin, tjetër premton e tjetër bën

by Java News
18/07/2017 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eduard Selami ka vijuar turin e  tij të takimeve me demokratët e Pukës, Vaut të Dejës dhe Koplikut, ndërsa ka theksuar se gara për kreun e PD-së nuk është falso por përcaktohet nga vota e çdo anëtari.

Ai ka ftuar dhe rivalin Lulzim Basha që të votojë për platformën e tij, e cila sipas Selamit bashkon të djathtën dhe e kthen në rrugën e  fitores.

“Jam i bindur se do të votojmë së bashku, bile dhe Bashës i them: Voto për mua se do të jetë më mirë dhe për ty.

Kaq e thjeshtë kjo punë. Edhe mund ta bëjë, është për të mirën e tij, për të ardhmen e përbashkët. Jemi të bashkuar, kemi një partneritet ndërkombëtar, kemi njeri me eksperiencë,” tha Selami.

Selami është i zhgënjyer nga Basha, pasi siç thotë ai, ka një mospërputhje të madhe mes asaj që premton dhe asaj që realizon.

“Ky është zhgënjimi im, i mospërputhjes maksimale dhe ekstreme që kam vënë re tek lidershipi i zotit Basha mes asaj që premton dhe dëgjon me atë çka bën. Është kaq e thjeshtë. Ka prekur një nga pikat më të rëndësishme të asaj çka quhet lidership, besimin, mbajtjen e fjalës,” nënvizoi Selami.

Takimi gjatë këtyre ditëve të fushatës me demokratët e bëjnë Selamin optimist se PD mund të ringrihet.

Ajo që sipas tij duhet, është vetëm një platformë bashkëkohore të cilën thotë se ai e përfaqëson.

“Do ta rikthejmë dhe një herë PD si një forcë demokratike, do ti rikthejmë dhe njëherë shpresën, do të guxojmë edhe njëherë të ëndërrojmë, do të guxojmë edhe njëherë të besojmë, që PD do të rikthehet në pushtet së bashku, shumë më lart dhe se në vitet tona më të mira.

Dhe kjo do të bëhet sepse ne së bashku po, mundemi ta bëjmë Shqipërinë historinë më të sukseshme të shekulli XXI. Kjo garë nuk është falso, varet vetëm nga vota juaj dhe nuk është kundër askujt, është pro këtij modeli bashkëkohor që i ka kaluar koha. Veprimi i parë i imi do të jetë një analizë nga seksioni e lart, vetëm këtu do të fillojë. Analizë e humbjeve dhe e rrugëve duke i përfshirë që të gjithë,” përfundoi Eduard Selami.

a.ç

Next Post
OSHEE dhe Policia në ndihmë të familjeve të ngujuara (Deri më tani janë punësuar gratë e 64 familjeve të tilla)

Disa zona në Tiranë prej 4 orësh pa drita, OSHEE: Ja kur do rikthehet energjia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In